SHÇBA arrestoi në flagrancë inspektorin e PMNZSH në Tiranë pasi dyshohet se ushtronte dhunë në familje. Denoncimi i tij është bërë nga vetë familjarët të cilët lajmëruan në numrin e emergjencav për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.
Dyshohet se i arrestuari me, L.H në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Për familjarët e inspektorit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


