• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRIMI ME TVSH-në/ Burg për 4 biznesmenë, në pranga një prej tyre, 3 të tjerë në kërkim (EMRI)
Home
Breaking News

MASHTRIMI ME TVSH-në/ Burg për 4 biznesmenë, në pranga një prej tyre, 3 të tjerë në kërkim (EMRI)

23 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka prerë 4 fletëarreste të tjera për dosjen e mashtrimit me TVSH-në, ku më herët janë proceduar edhe 25 persona. Sipas organit të Akuzës, këta shtetas janë në rolin e organizatorëve të skemës, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë eurosh.

Burime nga Akuza thonë se deri më tani është ekzekutuar vetëm një dhe vënë në pranga shtetasi Xhon Lama, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë, administratorë të cilët në bazë të hetimeve të deritanishme nga dy prokurorët e dosjes, Ndini Tavani dhe Elizabeta Imeraj, janë persona që kanë organizuar skemën. Lamaj i vënë në pranga është identifikuar nga akuza, pasi ka bërë tërheqjen e disa shumave monetare nga llogaritë e kompanive.

 

Burimet thonë se bëhet fjalë për rreth 375 milionë lekë, 1,4 milionë dollarë dhe 1,1 milionë euro, ndërkohë edhe 3 personat e tjerë të shpallur në kërkim janë identifikuar, pasi kanë bërë tërheqje të disa shumave monetare. Referuar burimeve nga Akuza e Tiranës, mësohet se hetimet për çështjen vazhdojnë ende, ndërsa ka dyshime se janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Më herët, për këtë dosje janë vënë në pranga 13 persona dhe u shpallën në kërkim 12 të tjerë, ndërsa gjykata në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, rreth një muaj më parë, liroi 10 prej tyre. Të proceduarit pretenduan se ishin të mashtruar, ndërsa, pavarësisht se ishin në rolin e administratorëve të disa kompanive, gjendja e tyre ekonomike dhe puna që ata kryenin ishte tjetër gjë. Gazeta “Panorama” ka publikuar dosjen e plotë të kësaj skeme, ku 20 shoqëritë dhe 30 personat që janë objekt hetimi kanë kryer blerje fiktive nga shoqëritë që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore.

TVSH-në e mbledhur nga këto blerje, më pas e kanë shitur në mënyrë fiktive te shoqëri të treta, që operojnë në fushën e ndërtimit. Në të gjitha rastet, shoqëritë që si aktivitet të tyrin kanë pasur shitjen dhe blerjen e produkteve ushqimore, bashkëpunonin me kompani të ndërtimit. Gjithashtu, dyshohet se ka edhe persona të tretë, të cilët nuk figurojnë si administratorë ose aksionerë. Ka dyshime se pas subjekteve mund të jenë 2 ose më shumë studio kontabël, të cilat bëjnë rakordimet e faturave dhe deklarimin e tyre në sistemin tatimor.

Punonjësit e subjekteve rezultojnë të punësuar aktualisht, por edhe më përpara në subjekte të ndryshme, ku janë regjistruar në funksione të tilla si lavazhier, punëtorë krahu, punëtorë ngarkim-shkarkimi, bojaxhi, shitës në dyqan dhe kamerier. Nga ana tjetër, rezulton se këto subjekte nuk kanë kapacitete në burime njerëzore për të bërë të mundur ushtrimin e këtij aktiviteti në vlera të larta, duke marrë parasysh se kanë një numër shumë të vogël të punësuarish dhe për një periudhë të gjatë kohore kanë pasur të punësuar sipas listëpagesave vetëm administratorët e shoqërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "100 % TË KOMPANISË"/ Lejla Ibrahimi-Sallahu pronare e re e kompanisë ajrore «Germania Flug AG»
Previous article MBAJTI DIETËN 10 DITORE/ Zbuloni sa kg humbi gazetarja shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia Aktualitet

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT