• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Pse u shkarkua Bashkim Dedja. Ka pasuri më shumë sesa…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VENDIMI/ Pse u shkarkua Bashkim Dedja. Ka pasuri më shumë sesa…

22 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

“Nuk ka deklaruar plotësisht pasurinë në përdorim dhe ka në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë”, argumenton kështu Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vendimin për shkarkimin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Disa muaj më parë, KPAja rrëzoi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, duke larguar Dedjan nga sistemi, ndërsa shumë nga justifikimet e pranuara prej këtyre të fundit, Apeli i ka rrëzuar plotësisht. Së pari, Kolegji në vendim arsyeton se deklarimet e gjyqtarit si burim për blerjen e apartamentit në Tiranë huat e marra nga vëllai dhe një person tjetër, të cilët kishin krijuar të ardhura nga emigracioni, nuk mund të pranohen. Kjo, pasi përpos faktit të deklarimit si të ardhura nga emigracioni, gjyqtari duhet t’i vërtetonte me dokumente këto të ardhura.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Apelimit vlerëson që, pavarësisht se njihen botërisht prurjet e emigrantëve në ekonominë shqiptare, në formën e remitancave, të njohura edhe nëpërmjet akteve publike, ato mund të merren në konsideratë në gjykim nëse ka prova të mjaftueshme”, shkruhet në vendim. Kujtojmë se një pjesë e subjekteve, prokurorë dhe gjyqtarë, gjatë procesit deklarojnë të ardhurat nga emigracioni si burime për pasuritë e tyre.

Së dyti, për Kolegjin, vetë Dedja nuk ka pasur aftësi paguese për apartamentin në Tiranë.

“Paaftësia paguese e subjektit të rivlerësimit qëndron që në pagimin e vetë këstit të parë, duke ngritur pamundësinë e justifikimit të burimit për të paguar të gjitha këstet. Nga analiza financiare e kryer nga trupi gjykues, u arrit në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, për pagimin e këstit të parë kishte një diferencë të pambuluar me të ardhura të ligjshme në shumën prej 68,117 lekësh”, shkruhet në vendim.

Së treti, për Kolegjin, rezulton se Dedja nuk ka deklaruar përdorimin e apartamentit në Kavajë, që sipas tij, ishte i të vëllait. Gjyqtari gjatë seancës u shpreh se nuk e kishte fshehur përdorimin e apartamentit dhe se fakti që në emrin e tij ishte kontrata me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ishte bërë për të ndihmuar vëllain në shlyerjen e detyrimeve. Arsyetime, të cilat Kolegji i ka hedhur poshtë, ndërsa i konsideron si të papajtueshme dhe në kundërshtim të fakteve.

“Qëndrimet e subjektit të rivlerësimit për këtë marrëdhënie janë të ndryshme, të papajtueshme, në kundërshtim të hapur me faktet evidente në dosje, duke mohuar një fakt flagrant të ekzistencës së një marrëdhënieje kontraktuale midis subjektit të rivlerësimit dhe furnizuesit me energji elektrike OSHEE”, argumentohet në vendim.

Së katërti, Komisioneri Publik, në ankimin e bërë vuri në dukje se gjyqtari kishte mungesë të burimeve financiare për 5 vite, nga 2010 deri në 2015. Për këtë fakt, gjyqtari në seancën e zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u shpreh se nuk ishte vënë më parë në dijeni të këtij fakti. Nga ana tjetër, KPA-ja vlerësoi se Dedja ishte në dijeni dhe duhet të kishte paraqitur dokumente provuese për të kundërtën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Tifozët bardheblu në festë, Ngo shënon golin e dytë (VIDEO)
Previous article LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Shpëton për mrekulli porta e bardhebluve, pranë golit të dytë Sibo (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT