• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ “Saga e dhimbjes” në kampet komuniste: U rrita si qyqja n’rrem
Home
Dossier

DOSSIER/ “Saga e dhimbjes” në kampet komuniste: U rrita si qyqja n’rrem

22 February, 2019 k.autor Dossier

“U rrita si qyqja në rrem’”, kështu thotë Lezja, e bija e Prena Palit, kur nis të rrëfejë fëmijërinë e jetën e saj të vështirë gjatë diktaturës komuniste. Ishte vetëm dy vjeçe, kur u internua në Tepelenë bashkë me nënën e saj, Prena Palin dhe motrën Zoja, 5 vjeçe.

“…nuk na afrohej askush… jetonim të vetme, në internim në Tepelenë, pastaj në Lushnje e më vonë, në fshatin tonë, ku e gjetëm shtëpinë e rrënuar pas shumë vitesh internimi. Kur u rrita, më martuan në një fshat në Dukagjin”, thotë Lezja. Bashkëshorti i saj ishte 20 vjet më i madh. Dita e dasmës do të ishte një tjetër ndëshkim për Lezën. Kur dasmorët morën vesh se nusja vinte nga një familje e deklasuar, shumica u larguan duke e lënë dasmën në mes. Lezja rrëfen se e ka kaluar gjithë jetën e goditur ashpër nga lufta e klasave. Por, jeta më e vështirë është sigurisht në Tepelenë, atje ku u internua bashkë me nënën, Prena Pali e motrën, Zoja.

Internimi

Ishte viti 1948. Prena Pali ishte vetëm 23 vjeç, kur mbeti e vetme me dy vajzat e saj, Zoja, pesë vjeçe dhe Lezja, dyvjeçare. Bashkëshorti i saj, Deda ishte arratisur nga Shqipëria sepse ishte shpallur armik i popullit. E priste pushkatimi dhe në këto kushte, u detyrua të largohej e të linte pas nusen e tij të re dhe dy vajzat e mitura. Regjimi komunist do të lëshonte të gjithë mllefin e urrejtjen për të, mbi bashkëshorten e dy vajzat, të cilat do ta kalonin jetën nëpër kampet famëkeqe të internimit. Ja si rrëfen Prena Pali jetën e vështirë në kampin e Tepelenës:

“Ditën që u largua bashkëshorti im Deda prej shpie, na erdhën policët natën. Na morën nga shtrati, siç ishim me rrobat e gjumit e na nxorën jashtë. Kur unë tentova me kundërshtu, ata më tërhoqën zvarrë për flokësh e më nxorën jashtë, bashkë me dy vajzat e mija të vogla. Nuk më lanë me marrë me vete asnjë rrobë për vajzat e as për veten time. E plaçkitën gjithçka pata në shtëpi, me bagëti, ushqime, gjithçka. Na urdhëruan të niseshim për rrugë. Bashkë me mua e dy vajzat, u detyrua të vinte edhe nënë Sute Marku, e cila ishte bashkëshortja e xhaxhait të Dedës, bashkëshortit tim. Jetonte me ne, në një shtëpi. Nënë Sute Marku ishte 85 vjeç dhe e detyruan të vinte me ne për atë rrugë të gjatë e të vështirë. U nisëm në mes të natës dhe na çuan drejt e në Tropojë e më pas, na çuan në internim, në Berat. Jetuam në Kalanë e Beratit për disa kohë. Kushtet e jetesës ishin shumë të vështira. Vajzat e mija e unë, bashkë me nanë Suten, vuanim nga uria e të ftohtit. Në ato kushte, Nanë Sutja dha shpirt dhe e kam varros me duart e mija, atje në periferi të kalasë së Beratit. Kurrë nuk ia gjetëm varrin”.

Tepelena

“Pas disa muajsh qëndrimi në Berat, na urdhëruan të niseshim për rrugë. Nuk e dinim se ku po na çonin. Pas shumë orësh udhëtim, e pamë veten mes malesh në Tepelenë. U vendosëm nëpër ato kazerma të mëdha, të ftohta e të pista. Vajzat i mbaja natën mbi trupin tim, për t’i shpëtuar nga i ftohti, sepse dyshemeja ku kalonim netët ishte çimento dhe mbi të kishim shtruar disa grushta me bar. Pas pak ditësh, më detyruan të shkoj në skuadrën e burrave për të marrë dru në mal, trupa të rëndë lisi që i çonim në Tepelenë. Pak kohë më vonë, më detyruan të futem në skuadrën e varrmihësve. Më detyruan të hap varre për njerëzit që vdisin në kamp. Më e rëndë ishte rivarrosja e tyre, sa herë komanda vendoste t’iu ndërronte varret. Çdo natë jepnin shpirt fëmijë, djem, të rinj, gra e pleq”.

“Një ditë në mëngjes, në apel munguan dy të rinj. Rojet e kampit u futën në kazermë duke kërkuar me dhunë e të bërtitura. Pas pak, dolën nga kazerma duke i tërheq zvarrë dy djemtë për këmbësh. Ata kishin vdekur. I mbaj mend ata dy djem të ri, ishin gati fëmijë.. ishin si drita. Mua më thirrën që të shkoj t’i varros. Shkova, se nuk kisha rrugë tjetër. Më dhembi zemra për ata dy fëmië. Duke i varros, nisa me i qa: Tepelenë o guri i zi, mbyte plak e mbyte fëmi, eh ça u bane djemve të ri…! Vajtova ashtu siç vajtohet nga anët tona. Nuk e harroj atë ditë sa të jem gjallë, se isha vetëm me ata dy djem, për të cilët dija vetëm se ishin nga Mati, nuk e dija a kishin nanë e babë, e nëse kishin, ata nuk e dinin se atë ditë djemtë e tyre po varroseshin si qen. Prandaj i qava me lot shpirti”.

“Duke qenë një situatë e rënduar nga mungesa e bukës e higjena, përpiqesha sa mundesha me i rujt vajzat e mija. I laja me ujë të ftohtë shpesh, që mos t’i zinte dizanteria e tifo. Pasi i laja, ulesha në atë cep kazerme, i mbështillja rreth trupit tim dy voçërraket e mija që të mund t’i ngrohja pak. Në atë vend skëterrë, mua më ka shpëtuar nëna ime Luçe Avdija. Erdhi 18 herë nga Tropoja në Tepelenë, për sa kohë unë me vajzat qëndruam në atë kamp. Ngarkohej me një thes me ushqime kryesisht miell të skuqur që bëhej pluhur, që të mos prishej e të më ndihmonte me mbajt shpirtin gjallë vajzave të mija”, i ka rrëfyer Prena Pali, Fatbardha Saraçit, autore e librit “Saga e Dhimbjes” .

“Pas shumë vitesh internimi në Tepelenë e Lushnje, dikur u kthyem në fshatin tonë në Salcë. Shtëpia ishte rrafshuar. Asgjë nuk kishte mbet mbi tokë. Askush nuk na ndihmoi sepse lufta e klasave ishte shumë e ashpër e nuk guxonin të na afroheshin. Për dy vite, kam qëndruar me vajzat tek nëna e duke udhëtuar me orë, shkoja e mblidhja gurë për të ndërtuar një kolibe. Dikur e arritëm ta ndërtojmë me shumë vështirësi dhe u futëm në atë shtëpi për të vazhduar jetën e vështirë të varfër e të përbuzur nga të gjithë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Shpëton për mrekulli porta e bardhebluve, pranë golit të dytë Sibo (VIDEO)
Previous article KRYESIA E PD/ Basha i paqartë. Djeg mandatin por do të hyjë në zgjedhjet vendore

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT