Opozita ndodhet në ditën e parë pa mandatet e deputetit, pas dorëzimit që bën ditën e djeshme në kryesinë e Kuvendit.
Edhe pse kanë kalaur vetëm 24 orë, asnjë prej tyre nuk është më deputet I Kuvendit të Shqipërisë.
Por, duket se “malli” për mandatin ka filluar vetëm pak orë më vonë. Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues së LSI, Monika Kryemadhi I është rikthyer edhe njëherë deklaratave të saj të fuqishme, para se të dorëzonte mandatin.
Ajo ka përsëritur të “famshmen” fjali: Janë mandate gjaku!
E vërteta është se dhe nëse është kështu, ishin e nuk janë më, me vullnet të lirë të opozitës për ti dorëzuar ato, ndoënse të qeveria sebashku me ndërkombëtarët ishin plotësisht kundra.
Kujtojmë se kryetarja e LSI pati një hezitim pas deklaratës së Lulzim Bashës se mund ti digjnin mandatet.
Mos vallë, Monika Kryemadhin e ka marrë malli që sot për mandatin dhe është penduar?!
Përgatiti: AlpeNews.al


