Prokuroria e Tiranës ka prerë 4 fletë arreste, në kuadër të hetimeve për dosjen e mashtrimit me TVSH-në, të disa bizneseve fiktive. Disa javë më parë, në prangat e policisë përfunduan 25 administratorë të disa bizneseve fiktive.
Por nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se pjesë e skemës janë edhe persona të tjerë, për të cilët u kryen verifikime. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest në burg në mungesë për 4 administrator, vetëm njëri prej tyre është arrestuar Xhon Lama.


