• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË VLORË/ I vranë shokun dhe kunatin, “ÇIPURI” hesht, por policia…
Home
Breaking News

ATENTATI NË VLORË/ I vranë shokun dhe kunatin, “ÇIPURI” hesht, por policia…

22 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Armando Sulejmani, i njohur si ish-pjesëtar i grupit të “Gaxhait”, u është përgjigjur me zjarr autorëve të atentatit, të cilët lanë të vdekur shokun dhe kunatin e tij.

 Armando Sulejmani
Armando Sulejmani

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë më 17 shkurt, 42-vjeçari është lënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

I njohur me nofkën “Çipuri”, Sulejmani rezulton se në momentin kur në drejtim të makinës “Pasat”, ku ai ndodhej bashkë me kunatin Orest Rexho dhe shokun Arjan Hasanaj, u është kundërpërgjigjur autorëve duke qëlluar të paktën 6 herë me një pistoletë amerikane “Magnum S&W 357”.

Nga plumbat e atentatorëve që qëlluan me breshëri kallashnikovi mbetën të vdekur në vend 37- vjeçari Rexho dhe 45-vjeçari Hasanaj. Ky i fundit ishte në drejtim të automjetit, ndërsa Orest Rexho ishte pasagjer në vendin e parë. Edhe pse dyshohet se Sulejmani ishte shënjestra e atentatit, 42-vjeçari ka shpëtuar me një plumb në këmbë dhe një tjetër në krah, nga fakti se ishte ulur në ndenjëset e pasme të makinës.

Masa e sigurisë për “Çipurin” është dhënë në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, ku edhe ndodhet aktualisht Sulejmani nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjatë dhënies së masës së sigurisë, ai nuk ka deklaruar asgjë. Gjithashtu, edhe gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, 42- vjeçari nuk ka dhënë ndonjë informacion të vlefshëm për ngjarjen, ndonëse Policia e Vlorës është e bindur se ai i njeh autorët apo porositësit.

Nga Policia konfirmohet se “Çipuri” është një person me precedentë penalë dhe i njohur si ishpjesëtar i bandës së “Gaxhait”. Dyshohet se një pjesë e gëzhojave mund të kenë mbetur në brendësi të mjetit që kanë përdorur autorët, i cili më pas u gjet i djegur në afërsi të Sherishtës, pranë fshatit Babicë, por për këtë fakt nuk jepen detaje apo informacione të tjera.

Në vendin ku ishte automjeti i djegur u gjetën tri armë kallashnikovë. Mësohet se është qëlluar nga vetëm dy armë dhe një tjetër mbahej për çdo lloj situate nga drejtuesi i automjetit. Ky është atentati i dytë, të cilit i mbijeton, pasi në maj 2016, nga një atentat tjetër me breshëri automatiku, mori vetëm një plumb në krah.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET SUPER YLLI I "LOS BLANCOS"/ Luka Modric mposht sërish Messin, ja trofeu i radhës
Previous article "SHFAQJE E OKESTRUAR"/ Maduro mbyll kufijtë për të bllokuar ndihmat

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT