• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PD-LSI KËRKOJNË SHKARKIMIN E ARTA MARKUT/ KLP: Nuk është në kompetencën tonë
Home
Aktualitet
Drejtësi

PD-LSI KËRKOJNË SHKARKIMIN E ARTA MARKUT/ KLP: Nuk është në kompetencën tonë

22 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së partive opozitare PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan në datë 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

KLP zgjodhi drejtuesit e rinj të Prokurorisë. Përmes një votimi unanim Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky vendim erdhi pasi pasi KPK shkarkoi Artan Bajmanin pasi ky i fundit nuk kaloi sitën e vetingut.

Prokurorja Rozeta Qirjaqi u caktuan me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë. Ndërkohë u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha  për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës.

KLP miratoi unanimisht komandimin e gjashtë anëtarëve  për pozicionet e keshilltarëve përmes procedurës së komandimit të prokurorëve.

Ata janë Arjan Muçaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Artur Cara, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Mihallaq Bleta, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, Mirela Kapo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Ornela Rrumbullaku, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, Vitjuna Mata, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kryetari i KLP Gent Ibrahimi deklaroi se këta prokurore të komanduar pranë KLP, nuk duhet të cënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë. Këshilli vendosi gjithashtu se nga sot mbledhjet do bëhen me dyer të mbyllura.

Gjatë mbledhjes u miratua me shumicë votash projekt rregullorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit dhe projekt rregullorja për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit.

Tashmë Prokurorët mund të angazhohen në mësimdhënie 2 orë/ javë brënda orarit zyrtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT NË TIRANË/ Zjarr në një apartament tek fushat "Ali Demi"
Previous article NJERËZ ME DY FYTYRA/ Ja shenjat e horoskopit që mashtrojnë hapur

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT