• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRAMA E SHQIPTARËVE/ Historia e dhimbshme që fshihet pas tragjedisë në familjen e…
Home
Breaking News

DRAMA E SHQIPTARËVE/ Historia e dhimbshme që fshihet pas tragjedisë në familjen e…

22 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e rëndë që ndodhi më 16 Shkurt në një familje shqiptare në Selanik të Greqisë, ka prapa një histori të dhimbshme. 20-vjeçari shqiptar që u arrestua fillimisht si i dyshuar për vrasjen e babait të tij, u la i lirë pasi u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore se është i pafajshëm. Në polici ai ka treguar çfarë ndodhi mbrëmjen e 16 Shkurtit, si dhe ka folur për problemet familjare.

Babai i tij 48-vjeçar që humbi jetën, ishte një person i alkoolizuar dhe dhunonte bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij 20 dhe 19 vjeç. Viktima ka punuar në një kompani mishi, ndërsa vitet e fundit ishte i papunë, sipas mediave greke. Banorët e fshatit e përshkruajnë atë si një person që vazhdimisht ishte në gjendje të dehur. Ata kanë thënë për shtypin grek se viktima sillej keq me familjarët e tij, ndërsa 20-vjeçarin e kanë përshkruar si djalë të mirë.

Ndërsa tezja e të riut, thotë se 48-vjeçari i kishte kërcënuar edhe me vrasje.

“Pinte shumë, nuk dinte çfarë bënte, na kërcënonte. Më ka telefonuar motra ime dhe më ka kërkuar ndihmë, thoshte që do t’i vriste, kishte 3 thika”, është shprehur ajo për televizionin Star.

Pasditen e së shtunës, kur dhe ndodhi ngjarja, 48-vjeçari kishte shkuar tek kafeneja ku ndodhej djali i tij 20-vjeçar dhe filloi ta fyente pa shkak. Për të shmangur konfliktin, i riu u largua. Në këtë moment, babai e goditi, por 20-vjeçari nuk i ktheu dorë dhe nisi të largohej me nxitim. I ati nuk e la me aq, por hipi në motorin e tij dhe i doli përpara djalit duke i prerë rrugën. Aty filluan të grindeshin të dy me njëri-tjetrin. Para hetuesve, 20-vjeçari ka thënë se i ktheu dorë, por jo për ta vrarë.

“E godita 2-3 herë me grushte, por nuk mendoja se do të vdiste. Nuk e godita për ta vrarë”, ka thënë ai. Gjykatësi grek, në vendimin që dha, argumentoi se dëshmia e djalit ishte e vërtetë. Kjo bazohet në ekspertizën mjeko-ligjore, sipas së cilës, 48-vjeçari shqiptar humbi jetën për shkak të problemeve në zemër. Goditjet nga djali nuk ishin aq të forta sa për t’i shkaktuar atij vdekjen. Për këtë arsye, 20-vjeçari u la i lirë me detyrimin për t’u paraqitur dy herë në muaj në polici.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet në tokë në një park të fshatit dhe djali i tij u shoqërua si i dyshuar për vrasjen. Kjo për shkak se një grua kishte deklaruar në polici si dëshmitare se kishte parë që viktima ishte grindur me një person tjetër, me djalin e tij. Por nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka pasur qëllim të vriste të atin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRADHËTISË/ Jordyn telefonon motrat Kardashian, ja si reagojnë ato...
Previous article I KALON KUFIJTË SHQIPTAR/ Valdrin Sahiti "prek" tapetin e kuq të "BRIT Awards"

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT