Skandalet e videove me përmbajtje seksuale kanë tronditur jo rrallëherë vendin, veçanërisht kur personat që I kanë kryer janë pjesë e insitucioneve shtetërore serioze dhe të rëndesishme.
I tillë ishte rasti I efektivit të policisë në Dibër, Behran Bajrakurtit që vetëm pak javë më parë iu zbulua video intime me veprime të turpshme që mendohet se I është dërguar një të miture.
Ndonëse asgje nuk është provuar ende, bashkëshortja e tij duket se e ka “shpëtuar” duke dëshmuar se video është bërë për të dhe se është intime.
Nga ana tjetër, bashkëshorja e Berhanit nuk është e vetmja që merr përsipër një përgjegjësi të tillë. Kujtojmë rastin e mësuesit nga Fushë Kruja, dhe gruan e tij që komentin e saj e bëri public kur tha se : Ishte thjeshtë një nga lojërat që bëjmë ne me njëri tjetrin.
Polici Behran Bajrakurti
Sipas burimeve të prokurorisë gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Berhan Bajrakurti, kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambjentet e shtëpisë së tij. Gjithmonë sipas aktit të ekspertimit në pamjet filmike nuk duket asnjë vajzë.
Lidhur me këtë çështje është marë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media.
Mësuesi Fatmir Dervina
Gruaja e mësuesit Fatmir Dervina, Ergi Dervina i ka shkruar në komente Sali Berishës duke shpjeguar sesi qëndron e vërteta.
Ajo thotë se video është bërë gjatë një loje me bashkëshortin, dhe ky i fundit e ka publikuar gabimisht në Facebook duke dashur t’ia dërgojë gruas së vetë me messenger.
Nuk dihet ka ndodhur vërtetë kështu apo jo, por ajo që ka rendesi në fund është se gratë që edhe mund të jenë ndierë të tradhëtuara, i kanë marrë edhe njëherë në mbrojtje bashkeshortët e tyre.
Përgatiti: AlpeNews.al