• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U TALL” ME GJYKATËSEN/ Ish-bashkëpunëtori i Trump përsëri në gjykatë
Home
Nderkombetare

“U TALL” ME GJYKATËSEN/ Ish-bashkëpunëtori i Trump përsëri në gjykatë

21 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një nga këshilltarët e hershëm të presidentit amerikan Donald Trump, Roger Stone pritet të paraqitet të enjten në gjykatë ku do të rishqyrtohet masa e sigurisë gjatë hetimeve, aktualisht ai po ndiqet në gjendje të lirë pas garancisë financiare, për shkak të publikimit nga ana e tij në rrjetet sociale të fotografisë së gjyqtares që ka çështjen e tij, me shënjestrën e një arme pranë fytyrës së saj.

Zoti Stone e postoi dy herë fotografinë e gjykatëses Amy Berman Jackson në Instagram, por më vonë kërkoi falje.

66-vjeçari, i cili për një kohë të gjatë e ka përshkruar veten si një marifetçi politik, e quajti rastin kundër tij si “shfaqja gjyqësore e ardhshme”.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij në jug të Floridës nga FBI-ja më 25 janar dhe përballet me akuza se në koordinim me zyrtarë të fushatës së zotit Trump në vitin 2016, i kërkoi WikiLeaks-it email-e të vjedhura të cilat dëmtonin kundërshtaren e zotit Trump, Hillary Clinton.

Ditën kur u arrestua, zoti Stone tha se nuk është fajtor lidhur me këto akuza dhe se do t’i rrëzonte ato në gjykatë.

Që nga ai moment Roger Stone ka dalë në disa media duke kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, pjesë e hetimit të tij 21-mujor mbi lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë dhe se nëse zoti Trump, në detyrën e presidentit ka penguar drejtësinë duke u përpjekur të pengojë hetimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISTFATA E "ZONJËS SË VJETËR" NË MADRID/ "Shpresa" kundër Atleticos është Dortmundi, ja statistikat
Previous article SKEDINA E "ÇMENDUR"/ Me vetëm dy ndeshje në Champions fitoi 21 mijë euro (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT