• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHENJË MIQËSIE”/ Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”
Home
Sociale

“SHENJË MIQËSIE”/ Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”

21 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim homologun e tij, kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive për qytetarët e të dy qyteteve. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”.

Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial për të ecur së bashku dhe për të mësuar nga modelet e suksesshme prej njëri-tjetrit. 

“Jam shumë i lumtur që si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, po ecim bashkë në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO. Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi mund të ecin bashkë dhe besoj se ka shumë gjëra për të mësuar”, tha Veliaj, teksa bëri me dije edhe disa nga fushat konkrete të bashkëpunimit mes dy qyteteve.

 Homologu i tij maqedonas, Petre Shilegov vlerësoi transformimin e pandalshëm të Tiranës dhe shprehu mbështetjen për të çuar përpara bashkëpunimin me kryebashkiakun Veliaj edhe në mandatin e dytë. 

“Është kënaqësi të jem sërish këtu në Tiranë, së bashku me mikun tim, dhe për ta përgëzuar atë për ndryshimet e qytetit vitin e fundit, si edhe për t’ju mbështetur për zgjedhjet vendore që janë këtë vit, për të cilat unë jam i bindur që ju do të fitoni. Jemi sot këtu për të ndarë eksperiencat tona, atë çfarë ju keni këtu dhe atë çfarë ne kemi në Shkup, e cila është një mundësi e mirë për mua që të shkëmbyer së bashku eksperiencat. Doja t’ju përgëzoja për punën e shkëlqyer që jeni duke bërë”, tha Shilegov. 

Takimi i sotëm do të pasohet me një vizitë të rëndësishme në fillim të Marsit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Shkup.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEDINA E "ÇMENDUR"/ Me vetëm dy ndeshje në Champions fitoi 21 mijë euro (FOTO)
Previous article NUK KA DJEGUR MANDATIN/ Nard Ndoka për AlpeNews.al: Ja e vërteta

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET NGA ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni Aktualitet

DETAJET NGA ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT