• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Edhe Gjermania kundër. Deputeti i Merkel: Veprim i GABUAR
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Edhe Gjermania kundër. Deputeti i Merkel: Veprim i GABUAR

21 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, në një intervistë telefonike nga Berlini për Top Channel, flet për vendimin e deputetëve të opozitës që lanë mandatet.

Nikolas Löbel: Është një vendim i pazakontë. Demokracia ndodh në Parlament, populli shqiptar ka votuar për Parlamentin dhe i besojnë atij institucioni që të kujdeset dhe të mbrojë demokracinë dhe shoqërinë. Prandaj, mendoj që është një vendim i gabuar nga ana e opozitës të dorëzojë mandatet dhe të largohet nga ajo dhomë e demokracisë, siç është Parlamenti.

Por, sa do të ndikojë ky veprim i opozitës në vendimin e qershorit që pritet të merret për Shqipërinë?

Nikolas Löbel: Premtimi është dhënë në vitin 2003 për vendet e Ballkanit Perëndimor, që duhet të jenë pjesë e Europës, dhe Gjermania e pjesa tjetër e Europës duan ta mbajnë fjalën. Tani këtë vit, në verë, vendimi do të jetë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më shumë se 90% e popullsisë shqiptare duan të jenë anëtarë të BE-së dhe pjesë e familjes europiane, gjë që e duam edhe ne. Mendoj se Shqipëria pret që ne të vendosim pas kaq kohësh, t’i nisim negociatat tani këtë verë, apo në vjeshtën e këtij viti. Por, anëtarësimi në BE nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë apo opozitës, është diçka e fuqishme që duhet të arrihet si nga qeveria, edhe nga opozita, së bashku, sepse i takon të gjithë shoqërisë dhe shtetit shqiptar të bëhen pjesë e BE-së. Pra, duhet vullneti dhe forca politike e qeverisë dhe opozitës për ta arritur këtë qëllim së bashku. Vendimi për të dorëzuar mandatet nuk është i mirë për qëllimin që duhet të arrijnë së bashku, atë të anëtarësimit në BE.

Nikolas Löbel dha edhe një mesazh të përbashkët për qeverinë dhe opozitën.

Nikolas Löbel: Kam dëgjuar të përmenden disa politikanë gjermanë, që i kanë këshilluar të dorëzojnë mandatet, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi miq dhe duam të ecim përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë, si dhe vendeve të tjera të Ballkanit, në BE. Ky është interesi i gjermanëve dhe rruga ku duam t’iu mbajmë dhe në çdo formë që mund t’iu mbështesim, për ekonominë, turizmin, reformën zgjedhore, reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit. Për të gjitha këto, Gjermania është në krah të Shqipërisë për t’iu mbështetur. Por, këto vendime janë marrë në politikën e brendshme dhe po presim për vendimet e duhura nga ana juaj, për të shkuar drejt BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA TRISTAN/ Khloe Kardashian bën veprimin që e parashikonim të gjithë
Previous article PAS RËNIES SË POPULLARITETIT/ Putin premton zgjerimin e programeve sociale

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT