Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të deputetit të LSI Lefter Koka për të mos dorëzuar mandatin e deputetit.
Në një deklaratë për median nga selia blu Kryemadhi tha se ata deputetët që nuk i bindet vendimin të shumicën do të shkojnë në kazanin e plehrave.
“Këtu nuk është çështje deputeti është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si në rastin e deputetëve në Ukrainë le ta provojë.
Mesazhi është shumë i qartë. Sot qytetarët na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet.
Sot opozita dhe deputetët e saj janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin.
Më shumë seç kushton liria nuk të kushton gjë tjetër”– tha Monika Kryemadhi..


