• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AJO QË KAM DËGJUAR ËSHTË E RREZIKSHME”/ Fleckenstein: Europa bën THIRRJE, mos hiqni dorë nga mandatet
Home
Politikë

“AJO QË KAM DËGJUAR ËSHTË E RREZIKSHME”/ Fleckenstein: Europa bën THIRRJE, mos hiqni dorë nga mandatet

21 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Knut Fleckenstein

Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme.

Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel.

Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë më të mirë se politikat e qeverisë. Si mund të bëjnë këtë nëse nuk marrin pjesë?

E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

E treta gjë, janë protestat. Në parim është gjë e mirë sepse tregon se njerëzit duan të vihen re, e për sa kohë është paqësore mendoj se është e drejta e njerëzve dhe ata duhet të shprehin ndjenjat.

Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë.

Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca që dhuna nuk lejohet.

Dhe duhet të jemi të qartë që janë përgjegjës ata që ftojnë për protesta, ata duhet të kujdesen që protestuesit në rrugë janë paqësorë.

Nuk jam i sigurtë nëse protesta do ndikojë, përsa kohë janë paqësore, nëse nuk janë paqësore patjetër, sepse kanë përgjegjësi ata që i ftojnë njerëzit, ata duhet edhe të organizojnë.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurtë që s’do të jetë shqetësuese nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj që kushdo ta kuptojë që s’duhet të habiten nëse ka shtyhet sërisht.

Sigurisht, dhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme e vizitës sonë, dhe nuk i përket vetëm një partie, EPP, SNT, libëralët, të gjelbrit, jemi të gjithë dakort për një gjë, ju lutem mos hiqni dorë nga mandatet, ju lutem bëni punën tuaj.

Për më tepër, si politikan i opozitës mund të organizosh protesta e mitingje paqësore por nuk duhet të jetë zgjidhja kjo, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, pork jo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SKANDALIT TË TRADHËTISË/ Jordyn Woods largohet nga shtëpia e Kylie Jenner
Previous article VIDEO PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Si u ndoq fjalimi i Lulzim Bashës për djegien e mandateve, rreth botës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT