Janë mbledhur protestuesit e opozitës për protestën që mbahet sot para Kuvendit të Shqipërisë. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, lëvizja e protestueseve ka vijuar nga selia e Partisë demokratike drejt Kuvendit, aty ku do të mbahet edhe protesta.
Ndërkohë që jashtë selisë blu, të tjere militantë të PD po presin kreun e demokratëve, Lulzim Bashën të dalë.





