Opozita e bashkuar ka vendosur djegien e mandateve, veprim ky I cili është finalizuar pasditen e sotme.
Ndërkohë që deputetët vijojne të firmosin dokumentin e tërheqjes, AlpeNews.al ka zhvilluar një sondazh me kandidatët që kanë radhën për të hyrë në Kuvend sipas rendit të listave.
Një pjesë e tyre vendosi të mos prenoncohej, duke e lënë disi të hapur mundësinë e një pakënaqësie.
Nga ana tjetër, “besnikët” e partive përkatëse dhanë fjalën e tyre të fundit se do të shkojnë pas interesave të Shqipërisë dhe partive të tyre.
PD/ Fitim Zekthi: Sigurisht që nuk do ta pranoj. Djegia e mandateve është një vendim që merret për ti shërbyer vendit në një moment shumë të vështirë. Do të ishte e shëmtuar dhe e pamoralshme që dikush të shihte mandatin individual të deputetit.
LSI/ Suzana Topi: Jo nuk do ta pranoj te jem pjese e ketij Kuvendi ,mazhorance e dale nga votat e vjedhura. Per mua ka rene kauza “ vote e lire dhe fjale e lire”.
PD/ Matilda Qurku: Sigurisht qe nuk do ta pranoj mandatin. Nuk mund te behem fasade e nje qeverie te kapur nga krimi dhe aq me pak te dal kunder mijra qytetareve qe kerkojne nga ne te sigurojme mireqenie,siguri dhe padyshim zgjedhje te lira dhe te ndershme!
PD/ Benardeta Syku: Patjeter qe JO, ne asnje moment nuk do te tradhetoja vullnetin e shqiptareve.
LSI/ Gentian Çala: E pranoj vendimin e grupit të deputetëve të LSI, madje mendoj se duhej bërë më herët si hap. Për këtë jam shprehur edhe në intervistë në media. Djegia e mandateve është veprim ekstrem ndaj një Kryeministri autokrat dhe aspak reflektues, si dhe ndaj një shumice të tulatur dhe të nënshtruar. Një zgjidhje politike e re duhet për të siguruar votën e lirë dhe për të injektuar shpresë.
Kujtojmë se deputeti i LSI, Lefter Koka nuk pranoi ta digjte mandatin. Burimet bejne me dije se ai nuk do të jetë i vetmi.
Përgatiti: AlpeNews.al


