• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbuloni pikëpamjet fetare për jetën pas vdekjes
Home
Mister

Zbuloni pikëpamjet fetare për jetën pas vdekjes

12 December, 2017 k.autor Mister

Fetë besojnë në ekzistencën e shpirtit, andaj, sipas tyre, vdekja e trupit nuk është fundi i gjithçkaje.

Megjithatë, besimet e ndryshme kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket jetës pas vdekjes ,raporton Gazeta Kosova Sot.

Islami

Feja myslimane, që për të dërguar të Zotit e njohin profetin Muhamed, është feja e fundit monoteiste dhe besimtarët e këtij religjioni besojnë në ekzistencën e një vendi të mirë, që quhet parajsë dhe një vendi të tmerrshëm, që quhet ferr. Sipas islamit, deri në Ditën e Gjykimit, kur edhe do të jepet vendimi final për destinacionin e fundit për secilin njeri që ka jetuar në tokë, të vdekurit do të mbesin në varret e tyre dhe ata të cilët janë të destinuar për në parajsë do ta përjetojnë paqen në varr, ndërsa ata që janë të destinuar për ferr do të vuajnë.

Krishterimi

Krishterimi është feja me më së shumti ndjekës në botë, pasi që pothuajse çdo i treti njeri është i krishterë. Ndjekësit e këtij religjioni besojnë që nëse një individ rilindet, pasi që ai ose ajo vdes, do të futet në një vend të përjetshëm të quajtur parajsë – një vend ku nuk ka dhimbje, të qara e vajtim. Rilindja është thjesht një pranim i Jezu Krishtit dhe besimi në kryqëzimin, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Sipas krishterimit, njerëzit të cilët refuzojnë të rilinden do të përfundojnë në një liqen të zjarrtë dhe do ta vuajnë dënimin e përjetshëm për rebelimin e tyre ndaj Zotit.

Hinduizmi

900 milionë ndjekësit e këtij religjioni besojnë në një zot suprem të quajtur Brahman, i cili e manifeston veten nëpërmjet perëndive dhe perëndeshave të tjera. Disa nga praktikat standarde të hinduizmit përfshijnë jogën, devotshmërinë ndaj një zoti, meditimin, pelegrinazhin në qytetet e shenjta dhe disa praktika tjera. Hindusët, megjithatë, nuk besojnë në ekzistencën e parajsës apo ferrit, ndërsa sistemi i tyre për jetën pas vdekjes është besimi në reinkarnacion. Pra, varë- sisht se çfarë personi ke qenë, do të rilindesh në një trup tjetër – më të mirë ose më të keq.

Budizmi

Sipas budistëve, jeta është një udhëtim, ndërsa vdekja është rikthimi në tokë. Shumica e feve që besojnë në reinkarnacion kanë ide të përafërta sa i përket fatit që i pret njerëzit pas përfundimit të jetës së tyre. Sipas Budizmit, Buda, i cili e ka arritur gjendjen e ndriçimit, është i vetmi që përjeton Nirvanën – gjendja e përkryer e paqes dhe lumturisë, ku vuajtjet dhe dëshirat individuale nuk ekzistojnë. Ata që nuk e arrijnë nirvanën rilinden menjëherë pas vdekjes së tyre, kur edhe marrin një tjetër trup.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse macet e pastrojnë gjithmonë veten pasi ju i përkëdhelni?
Previous article Çdo njeri që ke takuar në jetën tënde, e ke takuar për këto 5 arsye...

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT