• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRASJA E TË RIUT NË SHKODËR PËR NJË KAPELE”/ Dëshmia e shokut fundos autorin,“shokun se çoj me vra”, tensione në…
Home
Breaking News

“VRASJA E TË RIUT NË SHKODËR PËR NJË KAPELE”/ Dëshmia e shokut fundos autorin,“shokun se çoj me vra”, tensione në…

20 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Një shok që i them shok, nuk e çoj me vra. Kërkoj drejtësi”. Këto janë fjalët e Elvis Hoxhës në fund të seancës gjyqësore ku është si i akuzuar për vrasjen e Hermes Beqirit. Këto fjalë Elvis Hoxha i tha në praninë e ish-shokut të tij Ditmir Arifi, ky i fundit i akuzuar si bashkëpunëtor. Ndryshe nga Hoxha, Ditmir Arifi kërkoi vetëm mëshirë nga gjykata ndërsa ka treguar me detaje gjithë dinamikën e kësaj ngjarje kriminale.

Prokuroria e Shkodrës kërkoi 12 vite burg për Elvis Hoxhën i akuzuar si autor i vrasjes të Hermes Beqirit dhe 8 vite për Ditmir Arifin i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje. I pandehuri Hoxha dhe avokati mbrojtës i tij nuk e kanë pranuar autorësinë për vrasjen e Hermes Beqirit, ngjarje e ndodhur me 4 nëntor të 2017-ës. I pandehuri deklaroi përpara gjykatës se në momentin e vrasjes ai nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes. Elvis Hoxha u shpreh se vrasja e Hermes Beqirit është kryer nga një person i tretë i cili e ka kërcënuar me jetë Elvisin dhe familjen e tij nëse do të flasë përpara drejtësisë. Avokati mbrojtës Kreshnik Kolndreaj deklaroi se Elvis Hoxha fillimisht e ka pranuar autorësinë e ngjarjes si shkak i presionit psikologjik në momentin kur është marrë në pyetje në prokurori dhe polici. Sipas mbrojtjes Hoxha s’ka qenë prezent sepse sipas kompanisë celulare rezulton se ka qenë të paktën 15 km larg nga vendi ku ndodhi vrasja. Arma e gjetur në momentin e arrestimit sipas avokatit nuk është arma e krimit dhe deri më tani s’ka ende asnjë provë se me atë armë është kryer vrasja. Për palën mbrojtëse çështja ndaj Elvis Hoxhës duhet të pushohet dhe të shpallet i pafajshëm. E vetmja vepër penale tha avokati mbrojtës është ajo e armëmbajtjes pa leje.

Ndryshe nga Elvis Hoxha, shtetasi tjetër i akuzuar Ditmir Arifi ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur. Sipas tij është Elvis Hoxha ai që ka qëlluar Hermes Beqirin. Sipas avokatit mbrojtës të Ditmir Arifit, klienti i tij, Elvis Hoxha dhe viktima janë takuar së bashku me 4 nëntor 2017. Ditmir Arifi tha se ka bërë një xhiro me motorin e viktimës duke qenë se njiheshin dhe më pas Ditmiri ka bërë një xhiro i vetëm me motorin e viktimës. Në atë moment Elvis Hoxha dhe Hermes Beqiri janë konfliktuar.

Viktima i ka marrë kapelen Elvis Hoxhës dhe i ka thënë se s’dua ta jap më. Më pas ia ka dhënë por e ka sharë Elvisin dhe e ka goditur, kjo sipas deklarimeve të palës mbrojtëse të Ditmir Arifit. Më pas Elvis Hoxha ka marrë në motorin e tij Ditmir Arifin dhe janë larguar nga aty. Pasi janë larguar autori i dyshuar ka marrë në një kanal në lagjen Kiras një automatik kallashnikov por Ditmir Arifi nuk ka patur dijeni se shoku i tij ishte armatosur, këtë e ka thënë edhe vetë Hoxha në hetimet paraprake. Janë rikthyer në vendin ku ndodhej Hermes Beqiri pas rreth 15 minutash dhe sipas Arifit Elvis Hoxha e ka qëlluar viktimën pa u ulur nga motori duke e lënë të plagosur rëndë. Janë larguar përsëri me motorin e Elvisit dhe në lagjen Rus autori i dyshuar i ka kërkuar Ditmirit që të ulet nga motori tij.

Ditmir Arifi ka shkuar në shtëpi ndërsa Elvisi drejt njësisë Rrethina ku edhe është arrestuar pak orë pas ngjarjes. Kështu pala mbrojtëse e Ditmir Arifit dhe vetë i dyshuari deklaruan se s’kishte asnjë qëllim nga ana e Ditmirit për të vrarë Hermes Beqirin duke qenë se ata ishin shokë që më përpara dhe se Ditmiri nuk e ka ditur se Elvis Hoxha ka marrë armë. Pala mbrojtëse kërkoi që vepra penale të ndryshohet nga “vrasje me paramendim” në “vrasje me dashje” sepse e gjithë ngjarja ka ndodhur për rreth 15 minuta dhe në gjaknxehtësi e sipër.

Pala mbrojtëse kërkoi dënim alternativ me shërbim prove për Ditmir Arifin duke patur parasysh rrethanat lehtësuese si tregimi i ngjarjes me detaje, pendimi për shoqërimin e autorit me motor dhe faktin se ka qenë i mitur por edhe se ka patur gjithnjë një sjellje të mirë. Prokurori i çështjes Albert Murçaj vazhdoi t’i qëndrojë kërkesës së tij për 12 vite burg për Elvis Hoxhën dhe 8 vite burg për Ditmir Arifin duke thënë se pretendimet e avokatëve janë të pabazuara. Në fund trapa gjykuese e drejtuar nga Arbër Çela shtyu seancën me 26 shkurt ku tashmë ka mbetur vetëm për t’u dhënë dënimi përfundimtar nga gjykata e shkallës së parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Më thuaj çfarë shenje horoskopi je të të them anën tënde më të keqe
Previous article PASOJAT E RËNDA/ Lodrat me laser dhe revolet mund të shkaktojnë...

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT