• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një “doracak” për të lexuar përvjetorët e partive politike!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një “doracak” për të lexuar përvjetorët e partive politike!

11 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Ka gjithmonë një kod për t’i lexuar e përkthyer ndryshe shfaqjet publike politike, sidomos festat e përvjetorëve të partive politike, siç ishte ajo e 27 vjetorit të themelimit të PD. Eshtë një kod sa i lashtë aq edhe i ri, sa i thjeshtë aq edhe i vështirë, sa universal aq edhe specifik, sa shqiptar aq edhe ndërkombëtar. Nuk do ta gjeni të shkruar asgjëkundi në ndonjë tekst të posaçëm, apo ta shkarkoni si aplikacion nga interneti. Eshtë një nga ato “sekretet” apo “truqet” e vogla që t’i mëson jeta. Ndoshta mësohen vetëvetiu pa e kuptuar me kalimin e viteve, mbi bazën e përvojës vetiake.

Me siguri e keni hasur këtë shpjegim edhe tek romani “Koncert në fund të dimrit” i Kadaresë, ku në teatrin kinez më shumë sesa për shfaqjen e asaj dite, shkohej që nëpërmjet saj, me anë të lojës së shenjave, maskave dhe simboleve, të kuptohej e ardhmja e skenës politike në ditët, javët apo muajt në vijim. Nëpërmjet tyre elita mundohej që të orientohej për të kuptuar fatet e individëve, klaneve dhe grupeve të lojës së madhe. Në këtë mënyrë, gjithësecili mundohet të parandalojë më të keqen për veten dhe ripozicionohet për t’i ribërë plotësisht apo pjesërisht, aleancat e deriatëhershme.

Ka funksionuar dhe funksionon edhe në Shqipëri. Mjafton të kesh sadopak informacion për të ditur në mënyrë frekuente, se kujt i buzëqesh apo kë dëgjon më me vëmendje kush, nga ata që menaxhojnë pikat kyçe të pushteteve. Ose kush ka më shumë akses, për të hapur dyert e duhura dhe për tu dëgjuar nga veshët e duhur.

Besoj se gjithëkush e ka më të qartë tani se për çfarë “udhëzuesi” bëhet fjalë në titullin e këtij shkrimi, për aq kohë sa e keni përvetësuar edhe vetë, qoftë edhe instiktivisht për nevojat tuaja të përditëshme atë, nga eksperienca juaj personale. Për ta ilustruar më mirë idenë, po mundohem të risjell tri momente të ndryshme në 20 vitet e fundit, me përvjetorët e Partisë Demokratike.

Në fund të dhjetorit të 1997,- më i vështiri në historinë e PD,- pasi kishin kaluar disa ditë nga përvjetori zyrtar, Sali Berisha i sapo dalë në opozitë ftoi gazetarët në Hotel “Tirana”, për një koktejl për vitin e ri. Brenda një salle ku mund të rrinin lirshëm rreth 600- 700 veta, nuk kishte më shumë sesa 16- 17 gazetarë. Një pamje që me gjithë aftësitë e jashtëzakonshme  aktoriale të Berishës, ishte stampuar thellë, edhe në sjelljen e tij atë mbrëmje. Përkthimi? Rikthimi në pushtet i kësaj force politike, ishte shumë më larg sesa e mendonte, edhe më pesimisti prej demokratëve të thjeshtë.

Në dhjetorin e 2010, atëkohë drejtues i emisionit “Ora e intervistës” në Televizionin “Ora News”, kisha të ftuar Eduard Selamin, në një nga ato ecejaket e tij SHBA-Tiranë. Kishte ardhur për të festuar edhe me themelues të tjerë, të paftuar në festën zyrtare, përvjetorin e PD. Nga zyrat e pushtetit, nisën të më vinin sirenat që më paralajmëronin “me dashamirësi” për dështimin e pritshëm të emisionit. “Ish kryetari i PD ishte një “i harruar” në mërgim dhe audienca ka nevojë për gjëra të tjera më interesante”,- thonin ato në thelb.

Përkundër zërave të atyre “që ma donin të mirën”, emisioni kishte një audiencë aq të madhe, sa ajo ishte hera e fundit që Eduard Selami kritikoi publiksht aq fort Berishën. Kam qenë nga të paktët që nuk u habita asfare, kur më 2013 ai ishte në listat e kandidatëve të saj për deputetë, në zgjedhjet e 23 qershorit. Pas gati 15 vitesh injorimi dhe harrese, PD u rikujtua më në fund për të. Shenjë e qartë se kishte ardhur momenti për ta lënë pushtetin. Partitë dhe liderët e tyre janë me këmbë në tokë vetëm në dy raste: Kur kanë shansin e fundit për të ardhur në pushtet dhe kur kanë mundësinë e tyre të fundit, për ta mbajtur atë.

Ndërsa sot, në festën e 27 vjetorit të themelimit të PD, kanë munguar përveç shumë themeluesve të parë e kontribuesve ndër vite, edhe të larguarit më të fundit nga lista e deputetëve të 25 qershorit të këtij viti: Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Genc Ruli, Arben Imami, Besnik Mustafaj, etj. Të gjithë politikanë me staturë të spikatur, të cilët edhe nëse i mer veç e veç, ndoshta kanë më shumë kontribute në atë parti, sesa vetë Kryetari i saj sot.

Çfarë thotë “udhëzimi” për këtë rast?

Një parti politike që ka luksin të mos ketë në festë kontributorët e vet kryesorë, tregon jo vetëm hallin e madh që ka aktualisht brenda saj, por edhe se prespektivën e ka më të paqartë se kurrë më parë. Shenjë e sigurtë, se rikthimi i saj në pushtet, është përrallë e një nate të ftohtë dimri si kjo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aventurë e re për Fabio Sakaj, firmos me Racing Fondin
Previous article Kryeprokurori/ Edmond Spaho: Ftesa e Ramës është e gabuar, nuk do bëjmë pazar

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT