Pas protestës së dhunshme të së shtunës dy liderat PD dhe LSI po përgatit një protest tjetër por kësaj here para parlamentit shqiptar. Nga deklarata e bëra nga deputetë të opozitës dhe disa media duket se dhe nesër do të ketë dhunë këtë here jo para kryeministrisë por para parlamentit.
Ky lloj paralajmërimi vjen pasi PD vetëm një ditë pasi lajmëroi për djegien e mandateve sot ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Duket I dyshimtë fakti se dinamika se si rrodhën ngjarjet ku Basha të dielë lajmëroi djegien e mandateve, të hënën miratoi me grupin parlamentar propozimin.
Më pas ishte takimi me aleatët ku iu bashkuan Bashës dhe Lsi-ja tha “po” por vetëm Lefter Koka doli kundë partisë e cila ishte e vogël por u bë e madhe.
Ai në një postim rrjetin social Facebook pohoi se: Neve po na tërheq nga hundët Saliu dhe unë nuk e pranoj këtë.
Duket se në protestën e paralajmëruar ditën e ejnte para parlamentit Basha do ti djegë edhe simbolikisht para militantëve që të përplasen me policinë dhe të tentojnë hyrjen në Kuvend.
Duket si plani I Maqedonisë fqinje ku njerëz të dhunshëm hynë në parlament dhe goditën Kryeministri dhe deputetë që ishin aty.
Ndoshta ky nxitim I Bashës vjen edhe si pasojë se mos kandidatët që vijnë n ë listen pauses mund ta pranojnë mandatin e deputetit.
Shumë njerëz afër partive politike kanë deklaruar se: Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë.
Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament. Kjo thuhet në dy selitë e PD dhe LSI. “Edi Rama do tërhiqet zvarrë, dhe asgjë nuk e shpëton më kryeministrin e krimit”.
Me sa duket varianti më i mundshëm është se opozita po përgatitet fort e shpejt për një protestë tjetër të dhunshme, madje më të fortë se e 16 shkurtit, për të hyrë në Kuvend bashkë me turmën.
Në një reagim të deputetit të PS, Balla tha se: Frika nga SPAK dhe burgu, e bën opozitë të djeg mandatet.
Duket se sulmi ndaj institucioneve, aktet e dhunës çojnë drejt mos hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.
Përgatiti: AlpeNews.al


