• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI ME TENDERAT/ Ish-ministri Manjani pyetet në Prokurori
Home
Politikë

SKANDALI ME TENDERAT/ Ish-ministri Manjani pyetet në Prokurori

20 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje, ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin, në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderë.

Kujtojmë se disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pasi dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017.

 

Kallëzimi penal është bërë nga Ministria e Financave, pas auditit financiar ë kryer. Përveç Manjanit, Prokuroria pritet të marrë edhe dëshminë e Petrit Vasilit dhe Gazmend Bardhit, ndërsa është duke u verifikuar përgjegjësia e tyre.ylli manjani

AKUZAT

Ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë kishte nisur prej muajsh një hetim, i cili u finalizua ditën e martë me caktimin e masave të sigurisë për 12 ish zyrtarët. Ndërsa disa prej tyre ishin thirrur pak kohë më parë për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se njëri nga të arrestuarit, drejtori i Shërbimeve Ekonomike dhe Mbështetëse në këtë ministri, Aurel Lamçe, që njëkohësisht ishte i komanduar edhe si sekretar i përgjithshëm, është shoqëruar mbrëmjen e së martës nga oficerët e Antikrimit Ekonomik.

Ai ndodhej në një lokal në afërsi të Tregut Elektrik, kur u ndalua në zbatim të urdhrit të Prokurorisë.

Nën masë sigurimi “Arrest shtëpie” është dhe ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha. Ndërkohë, në burg janë edhe dy ekspertë të IT, Lysien Ali dhe Arlind Alika.

RAPORTI DHE SHKELJET
Hetimi është kryer për 5 tenderë, ndërsa nga raporti i inspektimit financiar që disponon gazeta “Panorama”, renditen një sërë shkeljesh të kryera nga institucioni dhe kompanitë private, të cilat kanë dalë fituese në tenderë. Kështu, referuar raportit për tenderin “Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale”, është konstatuar se në lidhje me hartimin e specifikimeve teknike dhe llogaritjen e fondit limit, nuk rezulton të jetë ngritur grup pune për të bërë vlerësimin. “Nuk argumentohet dhe nuk dokumentohet përgatitja e tyre, e parashikuar në ligj”, shkruhet në raport.

Gjithashtu, sipas raportit, edhe urdhri i prokurimit ka dalë në kundërshtim me nenin 60 “Urdhri i Prokurimit”, të VKM-së “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, sepse duke qenë kontratë shumëvjeçare, nuk përmban fondin e llogaritur të vitit buxhetor. Një tjetër shkelje e konstatuar në raport është vendosja e znj.Marsuela Aliaj, me detyrë funksionale përgjegjëse e sektorit të prokurimeve, në rolin e anëtarit të KVO.

Referuar të dhënave të raportit, kjo është në kundërshtim më përcaktimet e nenit 58 të VKM Nr. 914/2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ku parashikohet: “Komisioni i vlerësimit të ofertave nuk kryen asnjë veprim tjetër, përveç atyre të përcaktuara shprehimisht në këto rregulla”.

Ndërkohë, Njësia e Prokurimit ka filluar procedurat zyrtare të prokurimit, pa pasur më parë një miratim të Degës së Thesarit në lidhje me fondet e disponueshme, duke e anashkaluar këtë kontroll, pasi urdhri i prokurimit është hartuar me vlerë më të lartë se fondi në dispozicion. “Investimi i kryer nga Ministria e Drejtësisë për kontratën “Përmirësimi i Sistemit të Mbikëqyrjes elektronike në fushën penale” nuk e ka realizuar objektivin dhe qëllimin për të cilin projekti u implementua, duke krijuar efekte financiare negative, me pasojë krijimin e dëmit ekonomik në vlerën 150.000.000 lekë, të përfituar padrejtësisht nga kontraktorët zbatues”, përfundon raporti për këtë tender.

SISTEMI ICMIS

Në lidhje me tenderin “Mirëmbajtje dhe Zhvillim i Sistemit ICMIS (Gjykatave Administrative), sipas raportit, fondi limit i vendosur në urdhrin e prokurimit në vlerën 12 405 400 lekë (pa TVSH), është i paanalizuar, i paargumentuar dhe i pavlerësuar. “Po t’i referohemi llogaritjes së mesatares së tri ofertave me vlerë më të ulët, fondi limit do të rezultonte në vlerën 8 582 497 lekë, pra më i ulët.

Duke mos bërë një proces të tillë vlerësimi dhe mirëargumentimi të fondit limit, duke marrë në konsideratë ofertat e paraqitura, eksperiencën e kontratave të ngjashme dhe ofertat e tregut të marra për këtë procedurë prokurimi, fondi limit nuk do të rezultonte në vlerën e publikuar në shumën 12 405 400 lekë, por në vlerën 8 582 494 lekë dhe 10 298 992 lekë”, argumentohet në raport. Pra, si rezultat, mosanalizimi i elementëve të sipërcituar ka rritur në mënyrë fiktive vlerën e fondit limit të prokuruar, në shumën 3 822 906 lekë në kundërshtim me ligjin.

Një tjetër shkelje në lidhje me këtë tender është edhe fakti se kontratës i mungon ajo që konsiderohet si “MARRËVESHJE NIVELI SHERBIMI-SLA”, e cila është ofrimi i shërbimit të mirëmbajtjes dhe asistencës teknike autoritetit kontraktor nga kontraktuesi. Lidhja e kësaj kontrate është e parashikuar nga VKM nr. 710, “Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit, vazhdueshmeriss së punss dhe marrëveshjeve te nivelit te shërbimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA "BABALE"/ Ervin Salianji ankimon shtyrjen e hetimeve
Previous article ANALIZA/ PD-ndërkombëtarët, krisja e nisur me reformën në drejtësi sot është një frakturë totale

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT