• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË KAMËZ/ E veja e tregtarit: U vra teksa mbronte djalin (EMRI)
Home
Breaking News

GRABITJA NË KAMËZ/ E veja e tregtarit: U vra teksa mbronte djalin (EMRI)

20 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rita Buci, e veja e tregtarit që u ekzekutua nga grabitësit në dyqanin  e familjes në Kamez, dëshmoi në gjykatën e Tiranës në procesin ndaj dy të pandehurve për krimin, Vladimir Kurti e Rruzhdi Hoda. Mes lotësh, gruaja e cila mbeti edhe vetë e plagosur në ngjarjen, rrëfeu se i shoqi u vra pasi tentoi të mbronte djalin shtatë vjecar nga grabitësit.

“Në mbrëmje në dyqan erdhi djali i vogël, 7 vjeç e me kërkoi ta ndihmoja për detyrat. Ishim gati duke mbyllur qepenat, kur Agimi më thirri në magazinë, se po bënte sistemime. Mora disa portokalle të kalbura për ti hedhur dhe sa dola në dyqan përpara meje ishin dy persona të maskuar. Njëri kishte pistoletë në dorë, ndërsa tjetri mendoj se kishte thikë. Me zuri tmerri nga djali dhe hodha gjëra në drejtim të tyre. më qëlluan me pistoletë në këmbë. Agimi erdhi menjëherë dhe u përlesh, pasi njëri nga personat e maskuar kishte kapur djalin të supi. Ai e qëlloi me armë”-ka thënë ajo.

E lidhur pas një paterice që prej mbrëmjes së 25 prillit të një viti më parë, që i tjetërsoi rrjedhën e jetës gruaja tha se shpresonte shumë që I shoqi të mbijetonte, edhe pse vetë nuk mundi ti jepte ndihmë.

“Në dyqan hyri vajza. Mes ulërimash më pyeti çfarë ndodhi. I thashë “na vranë hajtdutët”. Thirri xhaxhain dhe ngritën Agimin e mua dhe na transportuan në spital. Agimi nuk ia doli dot”.

Sa për autorët e krimit, nëna e katër fëmijëve tha se nuk arriti ti njihte, pasi ishin të maskuar. Pas saj dëshmoi e bija, e cila tregoi momentet e tmerrit kur gjeti prindërit të mbuluar nga gjaku.

Për akuzën e grabitjes me armë më pasoje vdekjen e tregtarit Agim Buci dhe plagosjen e së shoqes Rita, akuzohen dy të rinjtë Vladimir Kurti e Ruzhdi Hoda.

Procesi ndaj të pandehurve zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, pasi ndiqet nga familjarët e të dyja palëve si personave të akuzuar ashtu dhe palës së dëmtuar, ndaj forcat e policisë qëndrojnë në gatishmëri për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MBANI MEND LUPÇEN DHE KATERINËN? Ja çfarë ka ndodhur me çiftin e "Big Brother" (FOTO)
Previous article Një nga katër klubet që Ibrahimovic dëshiron të fitojë Champions-in

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT