Prokuroria për Krime të Rënda zgjati edhe me 3 muaj hetimet për Ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Cela.
Nje seance me pare, Gjykata e Krimeve te Renda rrezoi kerkesen e ish-shefit te Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.
Pak dite me pare nga arratia, permes avokatit Çela ankimoi zgjatjen e fundit te prokurorise, afat i cili perfundon ne 18 shkurt. Avokati i tij theksoi se kërkon kohë të njihet me provat.
Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.
Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.


