• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË KOHA QË TË KEMI NJË HAP PRAPA NGA OPOZITA”/ Ilir Meta pa të meta, që gjen shumë të meta…!
Home
Politikë

“ËSHTË KOHA QË TË KEMI NJË HAP PRAPA NGA OPOZITA”/ Ilir Meta pa të meta, që gjen shumë të meta…!

20 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Alfred Peza

Në një intervistë të dhënë DW Presidenti i Republikës ka thyer më në fund heshtjen duke folur për çështjet që shqetësojnë vendin. Interesante duket qëndrimi i tij kur thotë:

“Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”

Ia tha i pari Ylli Manjani. Edhe Lenini thoshte një hap para dy hapa pas, ndërsa Presidenti ynë ka një formulë interesante që vendi të eci përpara: Të bëjë një hap prapa opozita dhe dy hapa pas, qeveria. Bukur!

Meta thotë: “Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.” Pyetja jonë: Pse nuk e dha shembullin i pari z. Meta për të respektuar kufijtë që Kushtetuta i ka përcaktuar Presidentit të Republikës?! Askush në këtë vend nuk e ka harruar sjelljen e kreut të shtetit në rastet e dekreteve për ministrin e Brendshëm dhe më pas atë të Jashtëm.

Meta në intervistën e tij vijon: “Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.” Këtu është edhe vendi ku fshihet lepuri i madh që i ka hyrë në bark të gjithë asaj pjese të elitës politike, që po e pengojnë me çdo mjet ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, duke dashur që të prodhojnë kriza artificiale politike. Di gjë z. Meta për këtë shqetësim të SHBA dhe BE dhe a njeh ndonjë prej atyre që deshën të pengonin ngritjen e SPAK dhe BKH?!

Më pas Presidenti thotë: “Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publiki.” Aaaa sa bukur, a…!

E gjithë kjo pjesë e intervistës nuk e di pse më riktheu në memorie një titull të gazetës “Koha Jonë” të shumë viteve më parë kur ajo drejtohej nga Ben Blushi, e ku në faqe të parë shkruhej: Ilir Meta gjen të meta…!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Ish-shefi i Vlorës ankimoi nga arratia zgjatjen e hetimeve, prokuroria vendosi sot…
Previous article GRABITJA E KAMBISTIT NË MEMALIAJ/ Gjykata "lë në burg" autorët që dhunuan të moshuarin (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT