Partia Demokratike ka ngritur një grup të të gatshëm për të komentuar në faqen e Ambasadës së SHBA-së, pas reagimit të ashpër të kësaj të fundit, në drejtim të opozitës.
Në foto shikohet udhëzimi që Call Center i PD, u ka dhënë sot për të sulmuar faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA, tek linku ku është publikuar deklarata e Ambasadës kundër djegjes së mandateve nga opozita.
Nëse shikon faqen e Ambasadës pas kësaj ore, do të vërehet një intensitet sulmesh nga figura të njohura afër PD dhe gazetarë militantë të saj, si dhe profile fallco Facebook.
Kunati i Lulzim Bashës që menaxhon Call Center e PD, komandon qindra profile Facebook fallco, si dhe një listë njerëzish afër PD, që tentojnë të bëhen influentë në rrjetet sociale, duke shpërndarë direktivat e PD.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje sot deputetëve të opozitës “të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë “.



