Lefter Maliqi, është zv.drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, por edhe i treti i listës së kandidatëve të Beratit. Emri i tij ka qarkulluar që prej mbremjes së djeshme, kur lajmi i dhënë nga ish deputeti i PS, Peza se Maliqi nuk do ta lëshonte mandatin u bë kryefjala e mbremjes dhe e ditës së sotme.
Lefter Maliqi njihet si një nga kritikët e Bashës qëkur sipas tij, kreu i demokratëve e gënjeu disa herë për listat dhe rreshtimin e tij si deputet.
Megjithatë, duket se nuk ka qënë gjithnjë kështu.
Si mëposhtë, keni një foto kur Maliqi dhe Basha, kanë qënë në ditet e tyre të “dashurisë”!



