Nëse më përpara për të realizuar një temë diplome ose detyrë kursi, të duhej një kërkim i gjatë në literaturë dhe një impenjim intensive, tashmë ekzistojnë metoda më të shpejta.
Mjafton ta porositësh “online” dhe e ke gati në kohën e duhur, kundrejt një pagese të caktuar, që nuk është edhe aq modeste në fakt.
Mbrëmë u publikua skandali, ku diploma shitej me 100 euro dhe studenti e merrte atë “online”.
Biznesi fitmprurës i shitjes së temave të diplomave dhe detyrave të kursit po përhapet dhe po bën “xhiro” mjaft të mirë të të ardhurave.
Në këtë aspekt një rol shumë të rëndësishëm luajnë rrjetet sociale, ku ata kanë faqet ku në “ Facebook” dhe “ Instagram” gjen pafund faqe të tilla, ku tek disa përpos kësaj gjen edhe të shkruajtur ”Përgatisim tema diplome dhe detyra kursi me çmime të arsyeshme”.
Kjo situatë të kujton dilemën e famshme:” Më mirë të kesh lëkë apo mend” dhe mesa duket në këtë kontekst vlera monetare është ajo që bën diferencën.
AlpeNews.al ka bërë një kërkim duke evidentuar një pjesë të konsiderueshme të faqeve online që përgatisin tema diplome dhe detyra kursi të gatshme kundrejt pagesës.
Përgatiti: AlpeNews.al






















