• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBETI NË BURG/ Florenc Hoxha, ish kreu i Bashkisë së Tiranës dhe TRAZIRAT e tij në PROTESTA
Home
Ekskluzive

MBETI NË BURG/ Florenc Hoxha, ish kreu i Bashkisë së Tiranës dhe TRAZIRAT e tij në PROTESTA

19 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ish-kreu i policisë në Bashkinë e Tiranës  Florenc Hoxha mbeti në burg. Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e tij pas protestës së dhunshme të opozitës të shtunën para kryeministrisë.

Bashkë me Florenc Hoxhën u dha masa edhe për 19 të arrestuarit e tjerë që u arrestuan pas protestës që degjeneroi në dhunë. Ku në mesin e të arrestuarve ishin edhe dy gra ndaj të cilave u vendos masa detyrim paraqitje, ndërsa për protestues të tjerë u vendos edhe masa e arrestit në shtëpi.

Po kush është Florenc Hoxha njeriu më besnik I Lulzim Bashës në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës:

Florenc Hoxha, ish-kreu i policisë në Bashkinë e Tiranës është një emër mjaft i njohur për Policinë e Tiranës.

Ai u arrestua mbrëmjen e 17 shkurtit në komisariat pasi ishte fotografuar teksa ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës që u zhvilluar ditën e shtunë. Po kjo nuk është hera e pare dhe e vetme për ish drejtuesin  epolicisë Bshkiake të Tiranës në kohën kur Luzim Basha ishte në krye të kryeqytetit.

Florenc Hoxha 40-vjeç, banues në Tiranë është arrestuar në vitin 2015 nga policia e Tiranës pasi më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor në ambientet e një lokali në Farkë të Tiranës, teksa Hoxha u qëllua me thikë nga një person, që ndodhej në një tavolinë tjetër.

Hoxha ka qenë edhe më parë pjesëmarrës në protestat e organizuara nga opozita apo ku kjo e fundit ka dhënë mbështetjen e saj. Një prej tyre është edhe protesta që zhvilluan banorët e Astirit kundër projektit “Unaza e madhe”. Ish-kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor u fotografua në krah të liderit të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, ndaj Hoxhës rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve. Hoxha është denoncuar gjithashtu në vitin 2012 në prokurori nga një familje në Tiranë, pasi pretenduan se po u grabitej prona. 

Kur herët e tjera gjykata e kishte lënë të lire Florenc Hoxhën duket se kësaj radhe nuk rezultoi ashtu pasi ndaj tij u dha masa arrest me burg.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHERR" NË FAMILJE/ Nusja nuk dëshiron të ketë motrën shtatzënë si shoqëruse, ja arsyeja
Previous article NGA VAN BASTEN TEK IBRAHIMOVIC/ Ja krahasimi i Piatek me legjendat e sulmit të Milanit

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar! Aktualitet

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës Aktualitet

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal Aktualitet

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT