• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Studimi i Harvard, në 99% të rasteve bojkoti shkatërron partitë që e iniciojnë
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Studimi i Harvard, në 99% të rasteve bojkoti shkatërron partitë që e iniciojnë

19 February, 2019 F.autor Politikë

Rruga e bojkotit nuk prodhon pothuajse kurrë rezultat. Pa dyshim, në situata specifike ka edhe kundërshembuj, por nga analiza e më shumë se 100 bojkoteve politike të ndodhura pas vitit 1990 në botë, tregon se në 99% të rasteve kanë qenë partitë e opozitës ato që kanë dalë të dëmtuara.

I vetmi përjashtim nga kjo listë është një bojkot i ndodhur në fillimin e viteve 1990 në Peru, në një periudhë të pazakontë për vendin, në pragun e një lufte civile.

Studimi i udhëhequr nga Harvardi dhe Universiteti i “Brookings” ka analizuar precedente paralele në të gjithë globin me situatën e krijuar në vendin tonë.

Pothuajse kudo, përshkallëzimi i retorikës politike si dhe kërcënimet për dhunë kanë krijuar një gjendje frike tek elektorati, duke bërë që partitë e opozitës të dalin më të dobta nga zgjedhjet që kanë pasuar, pavarësisht problematikave ekzistuese në secilin vend.

E ndërsa bojkoti shpesh ka sjellë lëshime politike, kur ai ka shkuar deri në fund, ka prodhuar jo vetëm nga rënie të popullaritetit, por edhe pasoja shumë më tragjike për vendin.

Dy janë rastet më esktreme të cituara nga Harvardi. I pari është ai i Serbisë në vitin 1997. Opozita e kohës vendosi që të mos hynte në zgjedhje, duke i shtruar rrugën Milosheviçit për një mandat të ri, gjatë të cilit ndodhi lufta e Kosovës dhe shpërbërja finale e ish-Jugosllavisë.

Në Liban, opozita e krishterë e cila kontrollonte 1/3 e Parlamentit vendosi të bojkotonte edhe ajo në vitet 1990. Kjo i dha dorë të lirë partisë shiite në shumicë që të vendoste një diktat mbi vendin, duke inicuar një luftë të përgjakshme fetare.

Bojkoti, edhe në vendin tonë është provuar si një taktikë e dobët elektorale. Në vitin 2017, Partia Demokratike për disa muaj me radhë braktisi çdo funksion opozitar, duke hyrë në çadër.

Rezultati zgjedhor ishte zhgënjyes për ta, duke regjistruar një rënie të mëtejshme nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe duke i dhënë kundërshtarëve, në këtë rast Partisë Socialiste, për herë të parë në Shqipërinë post-komuniste një shumicë të qartë, pa nevojën e hyrjes në koalicione paszgjedhore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI I RI/ Haradinaj paralajmëron shkurtimin e ministrive
Previous article AKUZAT E PARTISË DEMOKRATIKE/ Reagon Spiropali: E porosit Saliu pastaj e nxjerr...

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT