Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot për mediat pas takimit që pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani për çështjen e mandateve.
Me një qëndrim të qetë, gati të shkujdesur, por të prerë dhe preciz, Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç.
Por nuk ishte e vështirë të shquaje reagimin e veçantë të kryedemokratit kur u përmend emri i saj. Në deklaratën e Bashës nuk mungoi një mesazh për ndërkombëtarët.
Dialogu
Basha: Ditë edhe më të bukura presin shqiptarët.
Gazetari: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e zonjës Kocijancic?
Basha: Kush?
Gazetari: Djegia e mandateve ditën e djeshme…
Basha: Po…
Gazetari: Zëdhënësja e BE-së ka bërë një deklaratë se djegia e mandateve dëmton procesin e integrimit…
Basha: Ëhë…
Gazetari: Një qëndrim të PD-së për këto deklarata.
Basha: Po
/AlpeNews.al


