Gjithë familja e Sali Berishës është vënë në funksion të koalicionit dhe të djegies së mandateve të deputetëve të opozitës.
Ditën e djeshme, LSI iu përgjigj propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve, duke deklaruar se ishte e vetmja zgjidhje.
Mirëpo, i vetmi deputet që nuk mori pjesë në mbledhje, e konfirmuar edhe nga kryetarja Monika Kryemadhi, ishte Lefter Koka.
Ndonëse nuk ka asnjë reagim nga deputeti Koka, anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi zbulon shkakun e këtij vendimi.
Sipas tij, kjo ka të bëjë më aferën e inceneratorëve, për të cilën ka firmosur edhe Lefter Koka dhe tani “po hedh vallen e Ramës”, siç e quan Malltezi.
“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për ketë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfarë halli i madh i ka zanë?”, shkruan Malltezi.


