Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm poshtë digës së Liqenit në Tiranë.
Dy makina kanë humbur kontrollin duke u përplasur me njëra tjetrën.
Nga përplasja e fortë dy automjetet kanë dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.
Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një 25 vjeçar i cili është dëguar me urgjencë në spitalin e traumës.
Në fotot e siguruara nga newsbomb.al duket se makinat kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Njëra prej tyre është shkatërruar plotësisht në pjesën para.
Policia ka mbërritur në vendngjarje e po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.




