Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka njoftuar pasditen e sotme se prindërit e tij janë arrestuar nën dyshimet për korrupsion.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Renzi ka shkruar se prindërit e tij, Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli, po viktimizoheshin për shkak të aktivitetve të tij politike.
Aktualish prindërit e ish-kryeministrit janë në arrest shtëpie, pasi kanë dalë në gjyk dhe drejtësia ka marrë vendimin për ta.
Renzi ka thënë se sulmi është i pastër politik, ndërsa ka shtuar se po të mos i ishte futur politikës, familja e tij nuk do të ishte përbaltur kurrë.
Sipas ish-kryeministrit, në dokumentat gjyqsore nuk ka asnjë fakt kundër prindërve të tij.


