• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZËVËNDËSIMI I…/ Kur ish kryetarja e Parlamentit Topalli dhe ish kreu i KQZ Ristani kërcënonin Ramën më 2009-2010
Home
Politikë

ZËVËNDËSIMI I…/ Kur ish kryetarja e Parlamentit Topalli dhe ish kreu i KQZ Ristani kërcënonin Ramën më 2009-2010

18 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në të njejtën situatë që është sot PD dhe LSI që kanë djegur mandatet, ka qënë PS e drejtuar nga Edi Rama në fundin e tetorit të vitit 2009 dhe muajt e parë të vitit 2010.

Teksa Rama dhe PS bojkotuan Kuvendin nën akuzën se janë vjedhur votat nga Berisha duke kërkuar rinumërimin e votave, kryetarja e Kuvendit në atë kohë Jozefina Topalli dhe kryetari i KQZ po në atë kohë Arben Ristani, deklaruan zbatimin e ligjit. Pra zëvendësimin e depputetëve nga lista.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi statusin e deputetëve socialistë, të cilët po respektojnë vendimin e kryesocialistit për të bojkotuar kuvendin, Topalli në atë kohë sqaroi se do të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“Kur të përfundojnë të gjitha afatet kushtetuese, kryetarja e Parlamentit do t’i drejtohet KQZ për të zëvendësuar deputetët, të cilëve u digjet mandati për shkak të mosparaqitjes në kuvend”.

Deklaratën ish kryeparlamentarja e ka bërë gjatë emisionit “Ora e Debatit” të gazetarit Alfred Peza, sot sekretar i PS.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi statusin e deputetëve socialistë, të cilët po respektojnë vendimin e kryesocialistit për të bojkotuar kuvendin, Topalli sqaroi se do të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

I kontaktuar, ish kryetari KQZ Ristani, në sinkron me Topallin deklaron se do zbatohet ajo që parashikon ligji.

Ai sugjeron referim te neni 164 i Kodit Zgjedhor për të kuptuar se kush do të jetë vendimi i KQZ, kur t’i bëhet kërkesa nga Këshilli i legjislacionit të Kuvendit.

Neni 164 i ligjit electoral, edhe pse nuk ka parashikuar një rast si ai i bojkotit të gjithë grupit parlamentar socialist, shpjegon rastet kur ndërpritet mandati i deputetit.

Duke iu referuar Kushtetutës dhe pikërisht nenit 71 të saj, thuhet se mandati i deputetit përfundon apo është i pavlefshëm kur ai nuk bën betimin apo heq dorë nga mandati.

Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.

Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Eshte KQZ-ja qe merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar.

Nëse as kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës,

E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.

Në këtë rast kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.

Do të veprohet dhe sot në këtë mënyrë me vakancën e krijuar në PD e LSI?!(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOKA ËSHTË E SHESHTË/ Youtube shton numrin e "besimtarëve" të teorisë së veçantë
Previous article "E MERITOJA GAZIN SE I DHASHË..."/ Kryemadhi vijon me deklaratat: Presidenti të vinte aty

F.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT