• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Ndërkombëtarët njëzëri KUNDËR: Rrezikohet INTEGRIMI në Be
Home
Ekskluzive

DJEGIA E MANDATEVE/ Ndërkombëtarët njëzëri KUNDËR: Rrezikohet INTEGRIMI në Be

18 February, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Vendimi I opozitës për të djegur mandatet duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndërkombëtarët.

Duket së njëzëri veç kërkesës për dialog, ata shprehin edhe shqetësimin se nëse kjo rrugë do të ndiqet nuk është aspak e favorshme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein dhe zëdhënsja e KE, Maja Kocijancic kanë reaguar sot me qendrime të forta për vendimin e opozitës.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein

Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament.  Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim.  Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale. Në fund të ditës, është në dorë të çdo anëtari të parlamentit të vendosë nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli”,nënvizon eurodeputeti.

“Sigurisht që do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit 2019.  Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e Shteteve Anëtare”, përfundon Fleckenstein.

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic iu përgjigj interesit të gazetarit të ATSH, Gjergji Mima lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie evropiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformës së vendit në BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic.

Ndoshta opozita duhet të reflektojë edhe njëherë, nëse realisht kerkon dhe do integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Burracakë!
Previous article NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Habit Klopp: Tifozët tanë preferojnë më shumë titullin në...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

DETAJET/ Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili Aktualitet

DETAJET/ Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT