• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kompania që denoncoi PD zbuloi “peshq” të mëdhenj në Gjermani e SHBA, por Prokuroria jonë hesht!
Home
Shqipëri

Kompania që denoncoi PD zbuloi “peshq” të mëdhenj në Gjermani e SHBA, por Prokuroria jonë hesht!

11 December, 2017 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Javën e shkuar, një prej rrjeteve më të mirënjohura të informacionit në SHBA, “Bloomberg”, raportoi se “ekzistojnë prova të pakundërshtueshme” për një aferë prej më shumë se 100 milionë dollarësh në Shqipëri.

“Bloomberg”, më tej informoi se të dhënat i përkasin firmës amerikane që fitoi tenderin e skanimit të kontenierëve në prag të zgjedhjeve të 2013-s.

Sipas investigimit, pak muaj pasi fitoi këtë tender me vlerë 250 milionë dollarë, kompania i “shiti” për 490 lekë të vjetra 49% të aksioneve tek një kompani e kontrolluar nga njerëzit e Berishës.

Artikulli i publikuar në “Bloomberg” i referohej të dhënave të siguruara nga një kompani investigimi e quajtur “Myddy Waters LCC”.

Ndër vite, “Myddy” është shndërruar në një prej denoncuesve kryesore të aferave korruptive në të gjithë botën, përfshi vende me nivel korrupsioni shumë të ulët si SHBA, Gjermania apo Suedi, e gjithashtu vendeve në zhvillim si Brazili apo Kina.

Një prej aferave më të mëdha të denoncuara nga “Myddy” është ajo e kompanisë “Petroleo Brasileiro” (Petrobas), e cila pas denoncimit u provua nga drejtësia braziliane si fajtore për pagim rryshfeti për të siguruar një megakontratë për ndërtimin e një fushe naftënxjerrëse në det.

Çështja u gjykua edhe në Holandë, për shkak të kontratave të “Petrobas” në këtë vend. Pas hetimit, drejtësia holandeze vendosi të gjobisë “Petrobas”-in me 240 milionë dollarë.

Në Kinë, hetimi i “Myddy Water”, siç raporton “Financial Times”, solli burgosjen e dy drejtorëve të dy kompanive multimiliardere .

CEO i “Greencool Technology” dhe ai i “Euro Asia” përfunduan të dy në burg, pasi u provua se kishin paguar rryshfet për të falsifikuar parametrat e ndotjes së mjedisit të kompanive të tyre.

Në Suedi, raportimi i “Myddy Waters” goditi një prej rrjeteve më të mëdha telefonike të vendit, “TeliaSonera”, për shkak të pagesave korruptive të bëra nga kjo kompani në vende të treta ku kishte fituar kontrata, përfshi në Nepal dhe në disa vende euroaziatike.

Ky skandal goditi rëndë financiarisht “TeliaSoneran”, e cila humbi brenda ditës 6% të vlerës së aksioneve të saj në bursën e Stokholmit.

Ndërkohë, në Gjermani, “Myddy” shpalli skandalin e firmës “Stroer”, e cila nisi në vitin 2010 si një kompani publicitare pankartash, por brenda pak vitesh njohu një rritje astronomike, duke u shndërruar në një prej klientëve të “Deutsche Bank”.

Pas raportimit të “Myddy”-t, drejtësia gjermane provoi se “Streor” kishte falsifikuar bilancet e saj, me qëllim fitimin e disa kontratave përmes mashtrimit të kompanive partnere.

Në SHBA, “Myddy” ka raportuar disa dhjetëra afera korruptive, të paraqitura edhe në faqen e saj zyrtare.

Pavarësisht reputacionit të padiskutueshëm të kësaj kompanie, Prokuroria shqiptare ka vazhduar të heshtë, duke mos nisur asnjë hetim zyrtar për zyrtarët e përfshirë në aferën korruptive të tenderit për skanimin e kontenierëve./ tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Martesa dhe ndarje, kështu ishte 2017-ta për yjet e showbizzit shqiptar
Previous article EKZEKUTIMI i Aleksandër Ndokës çon Kryepolicin Çako në Lezhë/ Kërkon të dhënat e hetimit

g.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT)

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT