Viti 2017 për shumë njerëz ka qenë i mrekullueshëm. Mund të themi se ky ishte një vit i mbushur plot me surpriza të bukura. Për shumë artistë të njohur që gjetën personin e zemrës madje shumë prej tyre edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë ku shpenzuan para pa fund dhe natyrisht nuk munguan argëtimi e momentet më të bukura.
Të komentuar deri në detaje, reperi i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca para disa muajve kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ata shkuan drejt altarit ku dasma e tyre ishte tejet përrallore.

Nuk mund të lem pa përmendur dhe dasmën e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezain ku nuk bën 1 po 3 të tilla. Dasma e tyre kishte një pjesmarrje të shumë vipave, dhe me dasmën tyre nuk festuan vec ata të dy por dhe fansat e tyre, një pjesë e të cilëve u mblodhën në Bupq.
Një dasmë tjetër shumë e përfolur ishte padyshim edhe ajo e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi. Ai dhe Qendresa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë me një dasmë me afro 400 mysafirë. Dasma e tij padyshim se do të jetë gjatë në memorien e juaj. Labi e Qendresa kishin menduar deri në detajin e fundit që dasma e tyre të jetë perfekte.
Beqarisë i dha fund edhe Besnik Qaka, vokalisti i njohur i grupit “NRG Band”. Ai dhe Lolita Begolli kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 30 shtator të këtij viti dhe së shpejti pritet të bëhen prindër.
Një dasmë tejet e komentuar dhe e transmetuar live në rrjete sociale ishte dha dasma e moderatorit Turjan Hyska me këngëtaren Orinda Huta. Një dasmë tejet e bukur dhe e kuruar deri në detaje për ti realizuar ëndrën e magjishme këngëtares.

Derisa këta artistë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, për dikë dashuria mbaroi me ndarje.
Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur Big Mama. Bigu kishte qenë në një lidhje e cila nuk ka shumë kohë që ka përfunduar. Këtë e kishte bërë të ditur vetë Bigu para disa jave. Ajo kishte thënë se lidhja e tyre nuk eci dhe tashëm është single.
Një fat të tillë kishte edhe aktorja e njohur Arta Nitaj. Bukuroshja e cila u bë e njohur që nga paraqitja e saj në serialin “O sa mirë”, ishte komentuar shumë për lidhjen e saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.
Por, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe krejt çka ka mbetur mes tyre janë kujtimet./AlpeNews.al/












