Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person qe ishte ne kerkim. pasi ishte denuar me burg. Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi Arben Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas ishte në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”- njofton policia.
Njoftimi
Kapet një shtetas në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar:
A. X., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.



