• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PLANE UDHËTIMI? Në verë duhet të mendoheni, ja kur fluturoni më lirë
Home
Ekonomi

PLANE UDHËTIMI? Në verë duhet të mendoheni, ja kur fluturoni më lirë

18 February, 2019 k.autor Ekonomi

 

Operatorët e tregut dhe burime nga Tirana International Airport pohuan se arsyeja kryesore lidhej me asimetrinë e kërkesës, ku gjithnjë në fillim të gushtit vijnë emigrantët, ndërsa në fund ata largohen. Kompanive nuk u leverdis të shtojnë linjat vetëm për atë periudhë, pasi i skedulojnë udhëtimet që gjashtë muaj përpara.

Të paktën për gjysmën e parë të këtij viti ka një lajm të mirë për udhëtarët. Çmimet e biletave janë në nivelet e tyre më të ulëta dhe për shumë destinacione italiane mund të gjesh një biletë vajtje- ardhje për 100 euro, nëse e prenoton në avancë, sipas një kërkimi të Monitor në faqet e operatorëve ajrorë që veprojnë në Shqipëri.
Në Romë, në mars mund të shkosh e të vish me 140 euro.
Për në Londër, në muajin mars mund të gjesh bileta me 120 euro vajtje-ardhje.
Rreth 100 euro është dhe bileta për në Budapest në mars.
Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, që historikisht kanë qenë më të shtrenjtat, ku një biletë për në Dortmund, vajtje-ardhje, kushton rreth 130 euro.
Për në Shtetet e Bashkuara, deri në muajin qershor, biletat janë mesatarisht 600-700 euro vajtje-ardhje.

Në verë sërish shtrenjtim

Duke filluar nga korriku, biletat pritet të jenë sërish të shtrenjta. Në korrik, mund të shkosh në Londër me 70 euro, ndërsa për kthimin duhet të mendoheni mirë, pasi do t’ju kushtojnë rreth 370 euro edhe nëse e prisni biletën sot.
Në Dortmund, bileta vajtje-ardhje shtrenjtohet në rreth 210 euro.
Edhe në Budapest, në korrik, nuk mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje më të lirë sesa 250 euro.
Edhe Italia është më e shtrenjtë në verë, ku një biletë në korrik në Romë, vajtje-ardhje, kushton mesatarisht mbi 200 euro.

Amerika bëhet pothuajse e papërballueshme në verë, ku çmimet kërcejnë në rreth 1,000 euro e më shumë.
Ekspertët e agjencive turistike tërheqin vëmendjen që shqiptarët e lënë biletën për në minutën e fundit. Ata rekomandojnë që udhëtimi të planifikohet gjithnjë disa muaj më herët, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës, që të mos përballen me çmime të papërballueshme, prej 300 eurosh në një drejtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAMILJARËT E KRENARIT FANSA TË LUANËS/ Ja postimi që zbuloi gjithçka (FOTO)
Previous article JENNIFER ANISTON FTOI BRAD PITT NË DITËLINDJE/ Zbuloni çfarë mendon Angelina Jolie pas kësaj situate

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT