Protesta e djeshme e opozitës pati dhunë ndaj institucioneve siç ishte rasti i sulmit të kryeministrisë. Policia shoqëroi rreth 15 persona me në krye ish-drejtorin e policisë bashkiake të tiranës Florenc Hoxha.
Policia thotë se pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura, u arrestuan 15 protestues për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Duket se arrestimi i tyre nuk është pritur mirë nga deputetët e PD të cilët mësynë në Drejtorinë e Policisë Tiranë gjatë orës 22:00 për të takuar disa nga protestuesit e arrestuar.
Në pamjet filmike shihet se si ligjvënësit e PD përplasen fizikisht me policët dhe hyjnë me forcë brenda ambjenteve të policisë.
Në krye të deputetëve ishte Mul Noka, çuni i Fahriut dhe deputeti me kobure Gent Strazimiri.
Duket se ish-ministry I Brendshëm dhe tashmë deputeti I partisë demokratike Flamur Noka nuk shkon dhe aq mire me punonjësit ose ish kolegët e tij të policiss. Deputeti I Pd “shfrytëzon” imunitetin e tij se dhe qëllon mbi policinë. Rasti I djeshëm nuk është rasti I vetëm ku deputeti Noka qëllon punonjësit e policies.
AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet ku ish ministri I brenshëm qëllon punonjësit e policies:
Çfarë ndodhi dje:
1.Flamur Noka përplaset me policin në drejtorinë e Tiranës
2. Flamur Noka godet policët në gjykatë
2. Flamur Noka godet policinë te parku i liqenit:
3. Deputeti Noka përleshet me policinë
Përgatiti: AlpeNews.al


