• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FOTO/ Leku, forcohet përkundrejt të gjitha valutave, flasin ekspertët: Euro do të jetë e dobët deri më…
Home
Ekonomi

FOTO/ Leku, forcohet përkundrejt të gjitha valutave, flasin ekspertët: Euro do të jetë e dobët deri më…

11 December, 2017 Redaktor2 Ekonomi

Euro ka hyrë në trajektoren rënëse. Monedha e përbashkët ka vijuar të nënçmohet përkundrejt monedhës vendase duke u këmbyer me  133.38 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur kështu në nivelet e ulëta të fillimit të nëntorit. Leku është forcuar përkundrejt të gjitha valutave në vend.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, këtë vit, efektet sezonale kanë filluar që të ndihen më herët. Fundi i vitit njihet për zhvlerësimin e valutës. Në ndryshim nga vitet e tjera, aktivitetet kanë filluar që të organizohen më shpejt, kjo ka nxitur dhe  fluksin e emigrantëve dhe të turistëve gjithashtu.

Nënçmimi i euros është stimuluar edhe prej turistëve, – thonë ekspertët për Monitor, të cilët pohojnë se është rritur qarkullimi i parasë.

Qarkullimi i parasë është nxitur kryesisht prej uljeve që janë bërë në sektorin e tregtisë me pakicë, të cilët për të tërhequr blerësit kanë rritur ofertat përpara festave.

Një tjetër argument që japin ekspertët është edhe fakti se tani, tregtarët me pakicë, për t’i paraprirë kërkesave dhe fluksit të shtuar të punës gjatë festave, porositë i kryejnë përpara dhjetorit. Blerjet nga bizneset në fillim të dhjetorit ruanin balancën me rritjen e qarkullimit  të parasë në vend dhe zhvlerësimi i monedhës së përbashkët nga efektet sezonale fillonin pak më vonë.

Sipas parashikimit të ekspertëve, euro do të vijojë në nivele të ulëta të këmbimit me lekun, duke qenë se përpara kemi datat finale që bizneset duhet të mbyllin detyrimet e TVSH-së apo dhe pagesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Duke marrë në konsideratë periudhat e mëparshme, euro mund të vijojë rënien deri me 25 dhjetor. Pas festave fillon efekti i kundërt, ku euro, me largimin e emigrantëve, por edhe me rënien e konsumit dhe të qarkullimit të parasë, fillon dhe vlerësohet në treg.

Janë nënçmuar përkundrejt monedhës vendase të gjitha valutat (shiko tab. e Bankës së Shqipërisë). Në tregjet ndërkombëtare, euro e ka nisur javën e fortë përkundrejt monedhave të tjera, ndërsa paundi Britanik, po reflekton pasiguritë që shkaktojnë zhvillimet e procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 27 vjet PD! Urimi i Bregut "thumbon" tradhtarët
Previous article Christopher Plummer nominohet për Golden Globes pasi zëvendësoi Kevin Spacey

Redaktor2

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT