Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, proçedohet nga policia.
Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proçeduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”.
Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme