Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria në lidhje me protestën e opozitës.
Është ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ai i cili ka shkruar në Twitter:
“1/Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.
2/Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”


