Një anëtar i parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen pasi u kap duke vjedhur një sanduiç. Teksa ishte në një dyqan, deputeti Darij Krajçiç, i ndjerë i parespektuar nga punonjësit e shërbimit të dyqanit vendosi të provojë sigurinë e supermarketit.
Kjo sjellje u kalua pa u vënë re, por Marjan Sarec nga partia LSM, këmbënguli që ai të kthehet dhe ta paguajë. Ai në fund ka kërkuar falje publike për “eksperimentin e tij social”.
Anëtarët e tjerë të parlamentit filluan të tallen me këtë histori, por të enjten, kreu i LSM, Brane Golubovic, e dëni veprimin e z. Krajcic si “të papranueshëm”.
“Ai mori të gjitha përgjegjësitë e tij për të dhe dha dorëheqjen, duke e vendosur vetë në përputhje me standardet e larta etike të LSM-së”, ”, tha Goluboviç për mediat.
Anëtari i parlamentit slloven Krajçiç u zgjodh në parlament në shtatorin e kaluar, kur partia e qendrës së majtë LSM e kryeministrit Marjan Sarec u bë faktori kryesor në koalicionin qeverisë.