• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“GUSHT: PORTRET FAMILJAR”/ Një dramë e fortë me regji të Spiro Dumit
Home
Kulturë

“GUSHT: PORTRET FAMILJAR”/ Një dramë e fortë me regji të Spiro Dumit

15 February, 2019 k.autor Kulturë

“Gusht: Portret familjar” është drama me tri akte shkruar nga dramaturgu amerikan Tracy Letts, që do të ngjitet premierë në skenën e “arTurbinës” këtë të premte, nën regjinë e Spiro Dunit. Një dramë e fortë, që, sipas regjisorit Duni, pas saj, publiku nuk do të jetë më ai i njëjti. “Përzgjedhja e veprës është fillimi i punës në këtë profesion të mundimshëm dhe të dashur. Autori të lë të qeshësh, por aty në karrige ku je ulur, ti do dridhesh”, shprehet ai.

Ashtu si edhe në veprat paraardhëse që ai ka ngjitur në skenë, edhe “Gusht: Portret familjar” është një motiv, që e nxit shikuesin të reflektojë mbi problemet që shqetësojnë një familje moderne. Pavarësisht se vepra është shkruar dhe vendosur në një kontekst amerikan, problemet që ajo rrok, janë po aq të ndjeshme edhe për shoqërinë shqiptare, e cila është duke kaluar kriza të thella, sidomos për shkak të një ndryshimi radikal mentalitetesh mes brezave. Probleme që po reflektohen çdo ditë në mënyrat më të shumta dhe më të makabre, me krime brenda familjes apo me dëshira seksuale të ndrydhura, që shpërthejnë në forma perverse. Ashtu siç thotë dhe vetë regjisori, vepra e Tracy Letts nuk ofron një zgjidhje..

Ai ofron portretin e një familjeje, para së cilës secili duhet të gjejë diçka nga vetja, duke kuptuar se mëkati i prindit reflektohet në jetën e fëmijëve. Dhe çdo familje ka në dollap skeletet e veta. Edhe pas portreteve më të lumtura fshihet një fëmijëri e vështirë, raporte konfliktuale me prindërit, varësi nga alkooli, komplekse të akumuluara prej ëndrrave dhe dëshirave të parealizuara.  Por në familjen Ueston, nuk ka nevojë të heqësh ndonjë perde apo të gërvishtësh në sipërfaqe për të zbuluar problemet. Ato janë tërësisht të dukshme dhe nuk mund të fshihen nga asnjë penelat buzëqeshjeje. Ato janë trashëguar brez pas brezi, nga gjyshi te nëna, nga nëna te vajzat, nga vajza te mbesa…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA KA NJË SUPERTALENT/ Mund të bëhet më i mirë se Iniesta dhe Xavi
Previous article FORCIMI I LEKUT/ BSH analizon efektet: Deficiti tregtar u thellua, por inflacioni u ul

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT