Agjencitë e përforcimit të ligjit raportuan se shpërthimi nuk ndodhi i plotë, por ishte i pjesshëm. Forcat policore dhe zjarrfikësit kanë ndëhyrë në kohë.
Incidenti thuhet se ndodhi të hënën në mëngjes në Terminalin e Autobusëve afër Autostradës pranë ‘Times Square’.
Sipas raportimeve të para thuhet se ka vetëm një të plagosur, sakaq, policia ka thëne se ka arrestuar vetëm një person si të dyshuar. Sipas burrimeve paraprake policia shprehet se nuk ka me te lenduar.
“Policia e New York-ut është duke iu përgjigjur raporteve të një shpërthimi me origjinë të panjohur në Rrugën 42 dhe Ave 8, #Manhattan”, shkruan në twitter departamenti i Policisë së New York-ut.
Sipas policisë, Linja A, C dhe E janë duke u evakuuar ndërsa thonë se për informacione shtesë do të njoftojnë me kohë.
Në zonën ku ndodhi shpërthimi lëvizin mesatarisht në ditë 230 mijë njerëz. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mediat amerikane flasin për skena paniku. E gjithë zona pranë zonës së shpërthimit është evakuuar. Ndërsa mendohet se mund të ketë edhe pika të tjera shpërthimi përreth Time Square. Policia e New Yorkut i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet dhe të qëndrojnë larg zonës.










