• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KOPMANIA KOREANE HYN NË SHQIPËRI/ “Yura Corporation” do të investojë 6.5 milion euro për…
Home
Ekonomi

KOPMANIA KOREANE HYN NË SHQIPËRI/ “Yura Corporation” do të investojë 6.5 milion euro për…

13 February, 2019 k.autor Ekonomi

Kompania koreane “Yura Corporation” një  ndër kompanitë lider në botë për prodhimin e elementeve elektrike të automjeteve, pas një viti negociatash më në fund do të hyjë në tregun shqiptar. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, do të nënshkruajë një Kontratë Enfiteoze (për përdorim dhe zhvillim të zonës me përparësi zhvillimin), me kompaninë koreano-jugore “Yura Corporation”.

Më herët, në një intervistë për Monitor Përfaqësuesi i saj për Shqipërinë, Lucas Nam pohoi se kompania ka aplikuar për të përfituar nga kontrata 1 euro dhe parashikon të investojë 6.5 milionë euro duke punësuar 516 persona.

Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. “Ne presim që të hapim një fabrikë në Fier lidhur me prodhimin e pajisjeve kabllore”, ka pohuar ai.

Si avantazh për Shqipërinë ai ka përmendur faktin që vendi aktualisht ka kosto të ulët dhe stabilitet në përmirësim në përgjithësi. Edhe kjo mund të jetë një zgjidhje për zhvillimin e logjistikës dhe një zinxhir ditor furnizimi për biznesin automotiv europian.

Yura Corporation është prodhues i pajisjeve kabllore dhe produkteve të tjera të ngjashme për makinat. Prej të paktën gjysmë shekulli fokusi i aktivitetit është ky, por edhe mbështetja teknologjike dhe ekspertiza në makinat e gjelbra dhe të ardhmen e tyre.

Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. Kompanisë iu ofrua një terren në Fier, por procedurat u zvarritën, duke bërë që drejtuesit e kompanisë të shikonin edhe mundësinë e tërheqjes . Por, për fat të mirë, tashmë kontrata po nënhkruhet.

Interesi për industrinë mbështetëse të automjeteve

Edhe për Shqipërinë po shfaqen në horizont disa mundësi për zhvillimin e kësaj industrie automotive për procese elementare. Në kushtet kur sot janë dy kompani, të cilat kanë gjeneruar punësim të dukshëm dhe kanë plane zhvillimi, si PSZ Albania dhe Forschner Albania, të dyja gjermane, në treg është shfaqur interes edhe nga kompani të tjera.

Në vitin 2015 ka filluar aktivitetin një tjetër kompani që prodhon sisteme kabllore për automjetet, Forschner, me zyra qendrore në Gjermani.

Forschner ka aktualisht një fabrikë në Vaqarrit, dhe prej disa kohësh po shikon mundësinë e zgjerimit me një tjetër fabrikë në zonën e Spitallës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET ME SFIDËN E REKORDEVE/ Kapiteni Ramos hyn në histori, bëhet “mister 600” i Real Madridit
Previous article E ARDHMJA E DONNARUMMAS/ Milani ndërton formulën për rinovimin e kontratës, ja shifra e çmendur

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT