• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HARADINAJ NUK TËRHIQET/ SHBA paralajmëron Kosovën për taksën
Home
Rajon

HARADINAJ NUK TËRHIQET/ SHBA paralajmëron Kosovën për taksën

13 February, 2019 k.autor Rajon

Letra që erdhi nga Amerika për liderët kosovarë, e ku kërkohej pezullim i menjëhershëm i taksës, i mobilizoi krerët e shtetit.

Por, vendimi për taksën as pas këtij paralajmërimi, u bë e ditur se nuk do të hiqet. Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që pak takimit që pati me presidentin, krye parlamentarin e ministrat, u deklarua se e lut Amerikën që t’i kuptojë, duke thënë se masa nuk hiqet deri në njohje, shkruan Express.

Presidenti Hashim Thaçi, krye parlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj e gati të gjithë ministrat u mblodhën mbrëmë në njërin nga restorantet e Prishtinës me ftesë të Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Aty u diskutua për paralajmërimet që po vijnë nga shtetet mike të Kosovës, për heqjen e taksës për 100% për të gjitha produktet serbe e boshnjake, pak pasi që në opinion doli edhe letra e Zëvendës Asistentit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer.

Në këtë letër, dërguar tre krerëve të shtetit, saktësohej se vazhdimi i masës ndaj Serbisë e Bosnjës do të thotë minim i bashkëpunimit me SHBA’në.

Matthew ka shkruar edhe se si fillim është anuluar vizita e planifikuar e Gjeneralit Orr, duke thënë se kjo ka ndodhur pas veprimeve të padobishme të qeverisë.

“Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen”, shkruhet në letër.

Pas këtij paralajmërimi, liderët u mblodhën për të darkuar në njërin nga resotrantet e Prishtinës. Nga aty i pari doli presidenti Hashim Thaci që nuk pranoi  të flas për media.

Pas tij, ishte kryeministri Haradinaj që bëri të ditur se nuk kanë ndryshuar mendim për taksën dhe se ajo nuk do të hiqet deri në njohje nga Serbia.

“Kam pasur takim me ambasadorin me Philip Kosnettt për të cilin kam respekt dhe është diplomat i zoti, ai ka qenë shumë i saktë i ka sugjeruar Kosovës që të pezullohet taksa dhe njëkohësisht ka paraqitur edhe këtë letër që vjen për tre udhëheqësit e Kosovës, kryeministrin, krye parlamentarin dhe presidentin. Unë kam pas rastin që ti them. Taksa nuk u vendos në lidhje me Amerikën as zhvillimet e fundit në dialog, që 20 vjet në konflikt I ngrirë jemi lodhë dhe kërkojmë një finale Kosovë-Serbi, kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Haradinaj, duke shtuar se e lut Amerikën që t’i kuptojë në këtë rast, raporton Express.

“Edhe unë jam me u hekë taksa jo mu pezullu por me u lidh me njohjen. Qëllimi është me sjellë një situatë të marrëveshjes me Serbinë. E lus vendimmarrësit në Amerikë që të na kuptojnë se nuk mundem me ju nënshtrua më Serbisë., që Serbia me ba hajgare me njeh me njohjet, ,me ba hajgare kur na nuk anëtarësohemi në Interpol dhe Serbisë që sulmon familjarët e pjesëtarëve të FDSK-së”, shtoi i pari i Qeverisë.

Ai ka shtuar se gjithçka që vjen nga Amerika e kupton drejt dhe e kupton që ajo dëshiron vetëm të stabilizoj rajonin.

Vendimi për pezullim të taksës po përkrahet edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, e lideri i saj Kadri Veseli, ndërkaq, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje ka deklaruar se edhe pse Serbisë iu është bërë dëm me taksën, nuk ia vlen barra qiranë, pasi që janë dëmtuar marrëdhëniet me Amerikën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRETHOHUNI NGA BLUJA/ Largon stresin në dhomën e gjumit
Previous article KEMI LUFTUAR PËR KËTË GJEOGRAFI/ Erdogan bën paralajmërimin e fortë

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT