• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUNGESË NË TREGUN E PUNËS/ Gjermania ka  nevojë për 260 mijë punëtorë, përfshihen…
Home
Europë

MUNGESË NË TREGUN E PUNËS/ Gjermania ka nevojë për 260 mijë punëtorë, përfshihen…

12 February, 2019 k.autor Europë

Gjermania ka nevojë për së paku 260,000 punëtorë emigrantë të rinj në vit deri në 2060-ën, për të përmbushur mungesat e tregut të punës të shkaktuara nga rënia demografike.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar këtë të martë nga Fondacioni Bertelsmann, i cili thekson se  nga ajo shifër, 146,000 persona çdo vit do të duhet të emigrojnë nga vendet jo-anëtare të BE-së.

Si pasojë e plakjes së popullsisë, forca e punës në Gjermani vlerësohet të tkurret me një të tretën, ose rreth 16 milionë njerëz deri në vitin 2060, pa përfshirë emigrimin.

Në mungesë të emigracionit, hendeku në tregun e punës mund të ketë një ndikim shkatërrues në ekonominë e katërt më të madhe në botë.

Studimi vlerësoi se 114,000 njerëz do të emigrojnë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, por faktorët demografikë dhe konvergjenca ekonomike brenda 28 vendeve anëtare, do të ulë nxitjen e punëtorëve që të shkojnë në Gjermani.

Jörg Dräger, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Bertelsmann, vuri në dukje se shifrat zyrtare treguan se vetëm 38,000 punëtorë erdhën dhe qëndruan në Gjermani në vitin 2017.

“Gjetjet e studimit sugjerojnë se Gjermania duhet të miratojë me shpejtësi ligjin e emigracionit, për të tërhequr punëtorë me aftësi të mesme dhe të larta, si dhe për të zhvilluar programe më të fuqishme të integrimit, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJERIMI I NATO-S NË BALLKAN"/ Stoltenberg: Rol kyç për stabilitetin dhe zgjidhjen e konflikteve
Previous article NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN/ Peshëngritësi Qerimaj: Gara është shumë e fortë, por duke parë...

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT